Apple me dy modele të reja MacBook Air?

Ditëve të fundit janë dëgjuar shumë zëra, të cilët thonin se Apple është duke u bërë gati të lëshojë në treg modelet e reja të laptopëve të saj të hollë, të njohur si MacBook Air.

Për laptopin më të hollë të kompanisë Apple, thuhet se do të posedojë procesorin e Intel, përkatësisht modelin e linjës Sandy Bridge, ndërsa për këtë lloj të MacBook Air muaji korrik do të jetë koha kur do të dal në treg.

Sipas raportit të Apple Insider, thuhet se Apple tashmë ka bërë porosi për 380,000 ekrane të madhësive 13.3 dhe 11.6 inç, ndërsa procesorët në të cilët do të bazohen këto modele do të vijnë nga kompania Intel.

Më herët ishte thënë gjithashtu se MacBook Air’ët e rinj do të jenë të pajisur me procesorin aktual të iPad 2, A5, mirëpo analistët thonë se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi që A5 ishte vetëm version i testuar dhe jo i dedikuar për modelet e reja të laptopëve të Apple. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment