Apple ka vjedhur aplikacionin Wi-Fi Sync?

Greg Hughes, një zhvillues programesh nga Britania e Madhe, student i vitit të tretë në Universitetin e Birmingham, kishte paraqitur një aplikacion për miratimin nga Apple, që lejonte përdoruesit të sinkronizonin nëpërmjet wireless-it iPhone-in me bibliotekën e iTune.

Apple e kishte refuzuar aplikacionin, të quajtur Wi-Fi Sync, duke cituar shqetësimet kryesore të sigurisë.

Hughes më pas lëshoi aplikacionin në një dyqan të palës së tretë. Aplikacioni Wi-Fi Sync i Hughes, i cili me pakicë është 9.99 dollarë, ka më shumë se 50,000 shkarkime deri tani.

Hughes ishte i tronditur kur Apple, një vit pasi i kishte refuzuar aplikacionin, nuk kishte marrë vetëm emrin e aplikacionit por edhe logon e saj. Aplikacioni Wi-Fi Sync i Apple u shfaq me shërbimin e muzikës iCloud dhe i lejon përdoruesit të sinkronizojë bibliotekën e tyre iTune me pajisjet e tyre iDevice (emri jo-zyrtar i pajisjeve të Apple).

"Unë isha krejtësisht i tronditur. Jam në mesin e provimeve, prandaj edhe koha nuk është e përshtatshme. Unë kam qënë duke e shitur atë aplikacion me atë emër dhe atë ikonë për një vit" tha Hughes.


(albeu.com)

No comments:

Post a Comment