Aplikacioni i ri për celularët që identifikon pemët

Nëse keni kërkuar të dini se çfarë lloj peme keni pasur afër por nuk keni pasur një libër udhëzues, një aplikacion i ri për telefonat e mençur do të ju vijë në ndihmë. Aplikacioni i lejon përdoruesit pa asnjë trajnim formal të kënaqin kureshtjen e tyre dhe të kontribuojnë njëkohësisht për shkencën.

Shkencëtarët kanë zhvilluar aplikacionin e parë celular për të identifikuar pemët, thjesht duke fotografuar një gjethe. Aplikacioni falas për iPhone-n dhe iPad-in, i quajtur Leafsnap, kërkon në moment bibliotekën e imazheve të gjetheve të mundësuara nga Instituti Smithsonian. Brenda sekondave, të jep një emër të ngjashëm specieje, fotografi me rezolucion të lartë dhe informacione rreth luleve të pemës, frutave dhe farave.

Përdoruesit bëjnë identifikimin final dhe i shkëmbejnë gjetjet e tyre me bazën e të dhënave të aplikacionit për të ndihmuar në hartimin e një programi të pemëve në telefonat celularë.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment