Anxhela Martini flirton me Blerim Destanin

Modelja shqiptare Anxhela Martini nuk po lë gurë pa lëvizur për të rënë në sy. Ajo ka mbërritur si një yll në Tiranë, për t’i dorëzuar kurorën Miss Univers 2011 fitueses Xhesika Berberi.

Megjithëse nuk pati mundësi të jetë e pranishme në ceremoni, për shkak se pati vonesa në fluturimin e aeroplanit, ajo ka takuar organizatorët pas këtij spektakli dhe ka marrë pjesë në ahengun që është zhvilluar më mbrapa.

Anxhela gjatë gjithë kohës ka ndenjur në shoqërinë e aktorit nga Tetova, Blerim Destani, ku dhe ka flirtuar jashtëzakonisht shumë, raportojnë mediet shqiptare. Si Anxhela ashtu edhe Blerimi kishin konsumuar alkool dhe pas ndejës ishin larguar së bashku nga ndeja, transmeton porali Qendra.





(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment