Anderlechti pranon largimin e Lukakut.

Drejtori i Anderlechtit, Herman van Holsbeek, është i sigurt se supertalenti Romelu Lukaku do të largohet gjatë verës.
Ylli i ri belg është duke u kërkuar nga ngulm nga Chelsea dhe pas shumë kundërthënieve se Anderlechti nuk do ta lejojë largimin, klubi belg tani ka hequr dorë.

“Sigurisht se ai do të largohet, pasi largimi i tij është krucial për transferet tona. Unë nuk e di nëse do të jetë Chelsea, ka shumë klube të mëdha të interesuara për të. Një gjë është e sigurt – ai do të largohet nga Anderlechti”, u shpreh Holsbeek. 





(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment