Amerika për Kosovën

Zëvendësministri i Kulturës, Hajdin Abazi, ka mbajtur një fjalë rasti të dielën në Tiranë, me rastin e hapjes së ekspozitës “Amerika për Kosovën”.

Sipas tij, miqësia me SHBA’të është një miqësi e bazuar në përhapjen e lirisë. “Kosova me shekuj kishte qëllim arritjen e lirisë, mirëpo, meqë kishte armiq tepër të mëdhenj, kishte nevojë për një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare, kështu këtë mbështetje ia ofruan SHBA’të, që i mundësuan realizimin e ëndrrës së kamotshme. Andaj, shqiptarët i janë përjetë mirënjohës SHBA’ve”, theksoi zëvendësministri Abazi, sipas të cilit edhe hapja e kësaj ekspozite paraqet një mirënjohje dhe një mënyrë falënderimi për miqtë amerikanë.

Në hapje të ekspozitës ishin të pranishëm kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ministra, ambasadorë, deputetë dhe personalitete tjera të politikës dhe artit.

Ekspozita është organizuar nga Ministria kosovare e Diasporës, Ministria e Kulturës dhe nga Muzeu i Kosovës. Autorë të saj janë Riza Sadiku, Arbër Hadri dhe Naim Dedushaj. Ekspozita përmban fotografi të personaliteteve të fuqishme amerikane që kontribuuan në lirinë e Kosovës, dhe simbole tjera që dëshmojnë përkushtimin e SHBA’ve për lirinë e popullit shqiptar.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment