Aleanca Kuq e Zi: Projekti i Greqisë shkel integritetin territorial të Shqipërisë

Aleanca Kuq e Zi ka reaguar në lidhje me shkrimet e shtypit grek mbi një program të Greqisë për të nisur kërkimet për naftë dhe gaz në Jon.

Drejtuesit e Aleancës kanë thënë se qeveria shqiptare nuk duhet ta lejojë një gjë të tillë, pasi sipas tyre, kjo është një shkelje e rëndë e integritetit territorial të Shqipërisë.

Sipas tyre, në zonën ku grekët kërkojnë që të bëjnë kërkime, nuk janë caktuar ende kufijtë detarë mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe për këtë arsye nuk duhen lejuar kërkimet për naftë dhe gaz.

Shqipëria dhe Greqia nuk kanë arritur ende që të gjejnë një marrëveshje për ujërat detare, pasi marrëveshja e mëparshme u hodh poshtë nga ana e Gjykatës Kushtetuese shqiptare.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment