Albright: Kënaqësi që Mladici është prapa grilave

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Madeleine Albright, ka përshëndetur arrestimin e kriminelit serb të luftës, Ratko Mladic.


Ajo tha se po përjeton me kënaqësi lajmin se ai gjendet prapa grilave të Sheveningenit.

“Rrota e drejtësisë po lëvizë ngadalë, por megjithatë po lëvizë”, deklaroi diplomatja e shquar 74 vjeçare amerikane, për gazetën holandeze “Volkstrant”.

Albright ishte ambasadore e SHBA-së në OKB gjatë luftës në Bosnjë-Hercegovinë, në vitet 1992-1994.

Nga viti 1997 deri në vitin 2001 ajo ka qenë sekretare amerikane e shtetit, në administratën e presidentit Bill Clinton.

(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment