Aktivizohet zinxhiri i dytë më i madh i vullkaneve në botë

Zgjohet një prej 2 mijë vullkaneve të Kilit. Vullkani ka shpërthyer në pjesën jug-qendrore të vendit, derisa hiri që ka dalë nga ky vullkan ka shkuar deri në 10 kilometra lartësi. Kjo e ka nxitur qeverinë që të evakuojë disa mijëra banorë të zonës ku janë edhe tre vullkanë të tjerë. Shpërthimi në vullkanin, që gjendet rreth 920 kilometra në jug të kryeqytetit, Santiago, ka bërë që autoritetet në Kili të mbyllin dhe një kalim të dendur kufitar për në Argjentinë.Nuk ka qenë mënjëherë e qartë cili nga katër vullkanët që gjenden në atë zonë ka shpërthyer pasi hiri e ka bërë të pamundshme që të shihet qartë dhe për shkak të kushteve atmosferike. Ky zinxhir i vullkaneve herën e fundit ka shpërthyer në vitin 1960.
(noa.al)

No comments:

Post a Comment