Aktivistja politike në Kuvajt: Burrat të kenë skllave seksi

Një grua nga Kuvajti, që më përpara kishte garuar për në parlament, ka bërë thirrje që të legalizohet skllavëria seksuale. Ajo ka sugjeruar se të burgosurat e luftës do të ishin konkubina mjaft të mira.

Salva Al Mutairi, argumenton se të blesh një skllave seksi mbron meshkujt nga tradhtia dhe i bën ata më të devotshëm ndaj martesës.

Madje ajo ka edhe një ide ku mund të blihen këto skllave. Sipas saj, këto femra mund të blihen nga vendet në luftë.

“Kjo nuk është turp dhe as haram. Aty ato femra do vdisnin për bukë”.

Ajo ka dhënë shembullin e Harun Al Rashid, një udhëheqësi mysliman, që mendohej se kishte 2 mijë konkubina.

Mutairi tha se mund të hapen edhe zyra për tregtinë e seksit.

Mutairi njihet si aktiviste politike dhe prezantuese televizive.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment