Aksident në Tiranë, një e plagosur

Dy automjete u përplasën të dielën në aksin Kamëz-Bathore në Tiranë si pasojë e shpejtësisë dhe shpërqendrimit të dy drejtuesve.

Sipas burimeve policore, ngjarja ka ndodhur teksa drejtuesja e automjetit tip Benz, për shkak të pakujdesisë ka përplasur një fuoristradë e cila po dilte nga një biznes privat pranë zonës. Si pasojë e goditjes së fortë drejtuesja e fuoristrades, identiteti i së cilës ende nuk dihet, mbeti e plagosur.

E plagosura u dërgua për në spitalin ushtarak, ndërsa mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Aksidentet në kryeqytet, kjo dhe me shtimin e fluksit të hyrjeve të automjeteve prej kohësh janë një problem për drejtuesit e policisë të cilët priten të fillojnë një aksion me masa të rrepta për shkelësit e kodit rrugor.

Numri i lartë i aksidenteve në vendin tone ka bërë që drejtuesit e policies të planifikojnë fillimin e një aksioni me masa të rrepta për shkelësit e kodit rrugor, raportoi BW.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment