Aksident në Librazhd, përplasen dy makina, 1 i plagosur rëndë.

Dy makina janë përplasur më njëra-tjetrën para disa minutash në rrugën drejt Librazhdit, ku mbeti i plagosur rëndë një person.
I aksidentuar ka mbetur drejtuesi i njërës prej makinave, Agim Rrumbullaku.

Rrumbullaku ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spitalin e Librazhdit, ku po lufton me vdekjen.

Aksidenti i rëndë ndodhi në rrugën Murrash-Librazhd.

Ndërkohë policia rrugore po heton për rrethanat e aksidentit, ku nuk mund të lihet mënjanë pista e parakalimit të gabuar si edhe shpejtësisë tej normave të lejuara./zoneelire.blogspot.com/

No comments:

Post a Comment