Ahmeti: Jemi të hapur për koalicione paszgjedhore

Kreu i BDI-së në Maqedoni Ali Ahmeti ka hedhur poshtë deklaratat e kreut të PDSH-së Menduh Thaçi se ka pasur presione tek votuesit. Në një intervistë për televizionin “Ora News”, Ahmeti i ka cilësuar këto deklarata si shpifje.

Ai gjithashtu ka theksuar se BDI-ja mbetet e hapur për të bërë koalicion paszgjedhor me çdo parti politike ndërsa ka shtuar se kjo forcë politike nuk është përjashtuese por do të bisedojë me çdo parti politike dhe më pas do të jenë strukturat drejtuese të partisë që do të vendosin për koalicionet.

“Do të presim rezultatet, pastaj të gjitha çështjet janë të hapura dhe mund të bisedohet për to. Nuk është biseduar për koalicione. Pasi të dalin rezultatet secili subject politik do të dijë pozicionin e tij dhe do të shohë interesat e elektoratit dhe komunitetit që ai përfaqëson” theksoi Ahmeti ndërsa ka shtuar se mund të bëjë koalicion me partinë maqedonase e cila fiton shumicën në zgjedhjet e 5 qershorit.

Ai gjithashu shprehet optimist për një rezultat pozitiv në zgjedhjet e 5 qershorit duke shtuar se BDI-ja shpreson në një përkrahje massive të shqiptarëve.
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment