50 mijë euro për Mladicin!

Për shkak se ishte në arrati, Serbia ja kishte ngrirë pensionin ish-gjeneralit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladicit.

Tani ai gjendet në Hagë, nën akuzat për krime të rënda të luftës dhe tani, pasi që posedon një adresë, shteti serbë do t’ia paguaj atij pensionet e ngrira, në vlerë prej 50 mijë euro.

I biri i Mladicit, Darko, do të marrë 50 mijë euro, dedikuar të atit të tij, shkruan gazeta serbe “Novosti”.

Mladici u arrestua më 26 maj në Serbi dhe u ekstradua në Hagë më 31 maj, gati 16 vjet pas ngritjes së akuzave kundër tij.

Në paraqitjen e tij të parë para gjykatësve, të premten e kaluar, Mladici i cilësoi si “neveritëse dhe monstruoze” akuzat kundër tij.

(24-ore.com)

No comments:

Post a Comment