5 shqiptarë në kombëtaren e Zvicrës!

 
Takimi midis Anglisë dhe Zvicrës i vlefshëm për Grupin G në kuadër të fazës kualifikuese për Euro 2012 ka përfunduar me rezultatin e barabartë 2-2.

Zviceranët krijuan epërsinë e dyfishtë me anë të Tranquillo Barnettas (32’ dhe 35’), ndërsa englezët barazuan me Frank Lampard nga 11 metërshi (37’) dhe Ashley Young (51’).

Por, është interesant të theksohet se për përfaqësuesen e Zvicrës në këtë ndeshje janë aktivizuar pesë shqiptarë: Xherdan Shaqiri, Valon Behrami, Granit Xhaka, Blerim Xhemaili dhe Admir Mehmedi.

Ndërkaq, edhe pse Zvicrës nuk i ka ecur siç duhet në kualifikime, ekspertë të ndryshëm parashikojnë një skuadër të fuqishme në të ardhmen duke u mbështetur pikërisht te talentët shqiptarë, të cilët janë në moshë të re dhe i pret një e ardhme e ndritur.

Por, pranimi i Kosovës në kuadër të FIFA-s mund t’i kushtojë kombëtares së Zvicrës, pasi disa lojtarë që e përfaqësojnë atë, kanë deklaruar se mund ta përfaqësojnë Kosovën në të ardhmen.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment