5 liderët e "moralshëm" në Maqedoni

Demokracia në skenën politike në Maqedoni këtë herë ishte në një nivel të lartë, ku humbësit u tërhoqën pa kontestuar dhe duke uruar fituesit madje duke dhenë edhe dorëheqjen.

Pas dështimit në zgjedhje, pesë liderë të partive më të vogla politike dhanë dorëheqje duke marrë kështu përgjegjësinë për rezultatin e dobët në garën e 5 qershorit.

Kjo dorëheqje është standard etik dhe profesional në të gjitha demokracitë e zhvilluara, gjë që në Shqipëri vështirë se ndodh.

I pari ishte Jovan Manasievski, lideri i partisë liberaldemokrate (PLD), i cili menjëherë pas shpalljes së rezultateve, bëri të ditur se merr përgjegjësinë dhe tërhiqet nga pozita udhëheqëse në këtë parti, raporton Iliria News Agency.

Menjëherë pas tij dorëheqjen e ofroi kreu i Demokracisë së Re, Imer Selmani, ndërsa më pas edhe ai i Partisë për Prosperitet Demokratik, Sejfedin Haruni.

Ndërkohë, dje edhe dy liderë maqedonas të partive më të vogla dhanë dorëheqje nga postet e tyre, pas humbjes në zgjedhjet e 5 qershorit.

Filip Petrovski lideri i partisë së re E Djathta Demokratike si dhe Lazar Elenovski nga Unioni Social Demokrat i Maqedonisë ofruan dorëheqje, duke marrë përgjegjësinë për humbjen në zgjedhjet e fundit parlamentare. 

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment