5 “big”-ët kuqezinj “refuzojnë” Argjentinën, nuk prishin pushimet

Kjo miqësore luksi vlen më shumë për imazh, sesa për përfitim sportiv.
Përfaqësuesja e Shqipërisë nuk do të ketë në përbërje kundër skuadrës së Lionel Mesit 5 lojtarë titullarë, që kanë mbajtur peshën kryesore në eliminatoret e zhvilluara deri tani, por edhe më parë.

Nuk fakt, nuk ka ndonjë sekret, pasi në mënyrë individuale Lorik Cana, Ervin Skela, Altin Lala, Debatik Curri dhe Erjon Bogdani janë shprehur se nuk do të udhëtojnë për në Argjentinë, për miqësoren e 20 qershorit. Secili prej tyre ka arsyet e veta, duek i komunikuar Kuzhes mungesën në këtë miqësore luksi.

Pushimet: Sezoni futbollistik sapo ka përfunduar (impenjimi i fundit i futbollstëve ishte ndeshja me kombëtaren), që do të thotë se të paktën për disa javë kuqezinjtë mund të pushojnë pranë familjeve të tyre apo të ndërmarrin udhëtime turistike në plazhet e mrekullueshme të Europës dhe gjetkë.

Impenjimi me kombëtaren në një ndeshje që nuk i vlen aspak skuadrës, por zhvillohet thjesht për marketing, duket i pavend për këta futbollistë. “Po mundohemi të shkojmë me një skuadër të fortë,” – deklaroi dy ditë më parë Kuzhe, por në të vërtetë të paktën 5 titullarë, që janë më të rëndësishmit e skuadrës, e kanë konfirmuar mungesën në këtë miqësore.

(sporti shqiptar)

No comments:

Post a Comment