3-vjeçari që nuk ndjen dhembje.

Prindërit mësohen shpejt me gërvishtjet dhe lëndimet e fëmijëve të tyre, por kur këto aksidente të vogla nuk shoqërohen me të qara atëherë kjo gjë bëhet shqetësuese.
Ky është rasti i Josh Hodgkiss, 3-vjeçari i cili lëndon veten më shumë seç duhet sepse ai thjesht nuk ndjen dhembje. Josh ka kafshuar në gjysmë gjuhën e tij, ka nxirë njërin sy dhe ka shkulur thoin e këmbës pa ndjerë kurrfarë shqetësimi.

Djali ka lindur me një çrregullim gjenetik shumë të rrallë që quhet sindroma Smith-Magenis. Përveç mungesës së dhembjes, Josh ka edhe një mungesë totale të konceptit të frikës e rrezikut dhe shpeshherë bëhet shumë agresiv me anëtarët e familjes.

Nëna e tij, 25-vjeçarja Stephanie, tregon: “Njëherë kur po e mbaja në prehër më theu hundën duke më goditur me kokë. Motrës së tij i shkul flokët dhe e godet me grushta. Nuk besoj se njerëzit e kuptojnë gjendjen e tij.”
Sindroma Smith-Magenis prek 1 në 25 mijë fëmijë.

(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment