20 vjet të gazetës “Illyria”

Gazeta shqiptaro-amerikane "Illyria" festoi të dielën, 20-vjetorin e daljes së saj dhe 20-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet SHBA’ve dhe Shqipërisë.

në darkën festive ishin të pranishëm mbi 800 personalitete, ndërkaq festimi i mbajt në sallën e madhe të kompanisë për organizmin e banketeve ‘Pasha Events’, në Manhattan, në New York.

Prezentë ishin shumë personalitete shqiptare dhe ndërkombëtare, ndërkohë që letra përshëndetëse gazetës, mes tjerash, i dërguan shkrimtari i madh Ismail Kadare, ish-presidenti amerikan George W. Bush, kryebashkiaku i New York’ut, Michael Bloomberg, biznesmeni dhe filantropi Donald Trump, kryetari i Bronx’it, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, etj.

Gazeta “Illyria’ u themelua në vitin 1991, nga biznesmeni dhe aktivisti i njohur shqiptar, i Harry Bajraktari. Gazeta pastaj u udhëhoq edhe nga biznesmeni tjetër shqiptar, Ekrem Bardha, ndërkohë që asaj sot i prinë Vehbi Bajrami.

Që prej themelimit të saj, gazeta “Illyria” dha një kontribut të pakontestuar për çështjen shqiptare, në Kosovë, Shqipëri dhe në botë.
(gazetaexpress.com)

No comments:

Post a Comment