13-vjeçari shpik "Zilen e Mënçur"

Një nxënës ka shpikur një zile dere që i mashtron hajdutët, duke i bërë ata të besojnë se dikush ndodhet në shtëpi në një pronë bosh. Smart Bell (Zilja e Mençur), e projektuar nga 13-vjeçari Laurence Rook, dërgon një thirrje në telefonin celular të pronarit kur shtypet, duke e lejuar atë të flasë me çdo person që ndodhet jashtë derës së përparme të shtëpisë së tij.


Pajisja prodhon edhe një sasi të vogël të zhurmës për t′i dhënë mysafirëve të papritur përshtypjen se ata janë duke folur me dikë brenda shtëpisë. Shpikja e cila përdor një kartë të ndërtuar SIM dhe teknologjinë ekzistuese celulare, gjithashtu do të lejojë pronarët e shtëpive për t′i dhënë udhëzime shoferëve që kanë për të bërë dërgesa në pronën e tyre.

Laurence deri tani i ka shitur 20,000 njësi Commtel Innovate dhe po finalizon një marrëveshje me një kompani të dytë (të paidentifikuar) për 25,000 njësi të tjera.
Kur marrëveshja të firmoset ai do të jetë 250,000 stërlina më i pasur. Kompanitë po përgatiten ta hedhin këtë pajisje në treg me një çmim prej 40 stërlinash. 
(albeu.com)

No comments:

Post a Comment