120 miliardë euro të tjera për Greqinë

Sikurse bën të njohur Reuters, e cila i referohet burimeve “plotësisht të besueshme” nga Eurozona, programi i ri i ndihmës për Greqinë nga BE dhe FMN, parashikon kontributin e tyre me 60 miliardë euro, në vend të 30 miliardë eurove të cilat ishin publikuar nga burime të tjera më parë.

Greqia do të kontribuojë me 30 miliardë euro nga të ardhurat që do fitojë pas privatizimive aq sa edhe financuesit privatë, duke e çuar kështu shumën e ndihmës në 120 miliardë euro.

Shumat e mësipërme, nuk përllogariten në pjesën tjetër të kredisë që ka marrë Greqia dhe që ende nuk ka depozituar 57 miliardë euro, të cilat do vazhdojnë të derdhen paralelisht me programin e ri të ndihmës.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment