100 viktima nga vërshimet në Kinë

Rreth 100 persona raportohet se kanë vdekur nga vërshimet e mëdha në pjesën qëndrore dhe jugore të Kinës.
Mediat lokale raportojnë se më shumë se 200 milimetra të shiut kanë rënë vetëm në krahinën Hunan, në pjesën jugore, duke shkaktuar rrëshqitje të dheut i cili deri më tash ka shkatëruar 24 shtëpi dhe ka vrarë 20 fshatarë.
Zyrtarët kanë paralajmëruar se parashikimi se do bie shi i rrëmbyeshëm në pjesën e mesme dhe të poshtme të Lumit Jangze, mund të shkaktojë vërshime në rajonin i cili gjatë dy javëve të fundit ishte duke kaluar një periudhë të rëndë thatësie.

(rtv21.tv)

No comments:

Post a Comment