Marilyn MansonÇfarë i ka ndodhur këtij njeriu? Grimi bardh e zi që të kujton fantazmat, sytë blu dhe buzët në të kuqe gjaku të bëjnë të mendosh se Marilyn Manson ka zgjedhur vetë të jetë i shëmtuar. Dhe jo vetëm kaq. Për disa prej nesh…mbase i frikshëm.

E tmerrshme! Ja se çfarë ndodh kur fiksohesh pas kirurgjisë plastike. Wildenstein ka shpenzuar përgjatë viteve një shumë prej 4 milionë dollarësh për operacione plastike, të gjitha të paguara nga i shoqi miliarder, dhe ja rezultati…
Michael BerrymanJo, nuk është make up. Aktori në foto vuan nga HED (një sëmundje e rrallë që e ka lënë pa gjëndra djerse, flokë, thonj dhe dhëmbë). I denjë për filmat horror, Barryman ka “shkëlqyer” në “The hills have eyes” (Kodrat kanë sy) dhe filma të tjerë horror.
DJ QuallsDo të na duhet të bëhemi të këqinj sërish. Edhe aktori në foto ka vuajtur nga një sëmundje e rëndë, limfoma Hodgkins, një formë e kancerit. Pas dy vjetësh operacione dhe kimioterapi, sëmundja e tij u lehtësua, por la pas siluetën super të hollë tek aktori. Ne e njohim nga roli i tij në komedinë amerikane “Road Trip”.
Lyle LovettLyle Lovett duhet të ketë shantazhuar dikë në Hollivud. Ndryshe nuk mund të shpjegohet se si arriti të futej në aktrim. Dhe akoma më shumë të çudit fakti se si Julia Roberts u martua me të.
Steven TylerDuket si i dalë nga varri, por në fakt është një këngëtar i shkëlqyer dhe baba i njërës prej aktoreve më të bukura të Hollivudit (Liv Taylor) plus pasurinë e madhe dhe femrat që të tjerë mund vetëm t’i ëndërrojnë, por prapë mbetet i shëmtuar.
Amy WinehouseKëngëtarja britanike e rrymave soul, jazz, and R&B është një viktimë e drogës. Përveç kësaj, ka në trupin e saj disa tatuazhe femrash lakuriq. E pyetur për këtë, ajo ka thënë: Në këtë aspekt jam më shumë djalë sesa vajzë. Nuk jam lesbike, të paktën jo para një gote sambuka.
RonaldinhoNdoshta futbollisti më i mirë në botë është ndër VIP-at më të këndshëm e të ndershëm , por e sigurt është që futet edhe tek më të shëmtuarit. Mesa duket, braziliani e kursen superpagesën e tij për diçka tjetër më të rëndësishme se imazhi.
Kelly OsbourneTheksi i këndshëm britanik nuk e ndihmon aspak Kelly Osbourne të jetë tërheqëse. Nuk po merremi fare me peshën e saj. Edhe me shumë kile më pak, Kelly nuk mund të hiqet nga lista.
Tori SpellingTori Spelling duhet ta ketë falenderuar më mijëra herë të atin, regjisorin Aaron Spelling, i cili e futi në një biznes ku vetë ajo nuk do të kishte shkelur kurrë. Ndonjëherë mendojmë se me pamje të tilla mund të mësohemi pas disa kohësh, por Tori nuk është nga ato raste. Dhe nuk po i hyjmë fare “mjeshtërisë” së saj në aktrim.
(shekulli.com.al)
No comments:
Post a Comment