10 simptomat e varesise nga dashuria.

Dashuria eshte nje ndjenje shume e bukur, eshte gjithcka, dhe madje ngandonjehere na ben qe te humbasim edhe kontrollin, dhe kjo sigurisht qe nuk eshte nje gje e mire. Ne kete rast kemi te bejme me nje varesi ndaj dashurise, e cila si te gjitha varesite e tjera, mire eshte qe te shmangen.

Ja dhjete shenja qe tregojne se jemi nen varesine e dashurise:


1. Adhurimi i tejskajshem
Idealizimi i personit qe duam eshte sigurisht nje gje e mire dhe normale, por kur ajo shkon deri ne kufijte e fanatizmit, dhe cdo gje rrotullohet rreth personit qe duam, te cilin e shohim perfekt, pa asnje te mete, qe nuk gabon kurre, atehere kujdes, ne kete rast do te ishim ne gjendje te prisheshim me kedo qe thote te kunderten.


2. Dashuria kthehet ne qender te cdo gjeje
Harrojme punen detyrimet shoqerine. Te gjithe mendimet shkojne tek personi qe duam.


3. Frika nga vetmija
Ne raste te varesise ndaj dashurise, frika e abandonimit nga ana e personit qe duam shnderrohet ne nje parameter konstant. Dhe ky moment eshte shume delikat, pasi ka raste kur ai con ne gjendje depresioni dhe histerie.


4. Mana e kontrollit
Pasoje e drejtperdrejte e frikes nga abandonimi i presonit qe duam na shtyn te jemi gjate gjithe kohes ne kontroll te tij, madje te kemi mundesine qe cdo gje levizje te jete e monitoruar.


5. Perdorimi i seksit si arme
Nje person ne gjendje te varesise nga dashuria nuk eshte ne gjendje te ndaje dashurine si koncept nga seksi, dhe shpesh here arrin ta keqeperdor kete te fundit ne funksion te manise se tij.


6. Pasiguria
Persona te tille e vujane shume idene nese jane apo jo te denje per personin qe duan dhe jo rralle arrijne te dyshojne edhe per vlerat e vetes se tyre dhe kjo me pas do te coje ne gjendje depresioni, dhe frike.


7. Mohimi i problemeve
Edhe pse ne cdo raport sentimental ka edhe momente me probleme, nje njeri ne varesi te tille tenton gjithmone qe t'i mohoje ato edhe brenda vetes.


8. Dashuri pa dashuri
Kur ndjejme qe nje dashuri nuk na pergjigjet, atehere e kerkojme ate ne raporte te tjera qofshin keto edhe pa ndjenja dhe vetem brenda kuadrit seksual me mendimin per te gjetur apo stisur artificialish nje dashuri te re.


9. Intoksikimi i dashurise
Kur mardhenia sentimentale shkon vetem ne nje sens, atehere kerkojme nga partneri te njejten gje edhe kur ajo nuk funksionon, dhe sa me shume ndjejme qe dicka nuk shkon ne lidhje, aq me te medha i bejme perpjekjet per te arritur balancen ne dashuri reciproke.


10. Veshtiresia per te pranuar fundin e merdhenies
Nga ndonjehere keto fenomene lidhen edhe me akte dhune e deri krime. Per fat te keq ne kete drejtim ka edhe shume fakte konkrete.

(ikub.al)

No comments:

Post a Comment