10 qytetet më të shtrenjta në botë

Kompania Employment Conditions Abroad ka bërë një studim mbi koston e jetës së banorëe në botë dhe ka nxjerrë një renditje me qytetet më të shtrenjta në botë. Në dhjetë vendet e para të kësaj renditje ndodhen plot katër qytete japoneze, tre zviceriane, dy norvegjeze dhe çuditërisht edhe një qytet afrikan. Kështu, në vendin e parë si qyteti më i shtrenjtë për të jetuar në botë, renditet kryeqyteti i Japonisë, Tokio. Në vendin e dytë ndodhet kryeqyteti norvegjez, Oslo, ndërsa në vendin e tretë është qyteti tjetër japonez, Nagoya. Më pas vijnë me radhë: në vendin e katër qyteti norvegjez, Stavanger, në të pestin qyteti japonez Yokohama, në të gjashtin është Zyrihu i Zvicrës. Në vendin e shtatë, çuditërisht është kryeqyteti i Angolës, Luanda. Në vendin e tetë është Gjeneva e Zvicrës, në të nëntin qyteti tjetër japonez, Kobe dhe mbyll renditjen e 10 qyteteve më të shtrenjta në botë Berna e Zvicrës.
(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment