10 arsye përse duhet të qeshim

Të qeshim është menyra me e mirë për të ndihmuar trupin tone të funksionoje sa me mirë. është një shprehje e fytyres qe shpreh ndjeshmeri, dashuri dhe argetim. Me ane të buzeqeshjes permiresojme shendetin, rrisim bukurine dhe eleminojme stresin.

1 – E qeshura është ngjitese. Kur dikush qesh ndryshon humorin e të tjereve dhe i ben gjerat me të bukura. një njeri i qeshur mbart gezim mbi vete.

2 – E qeshura na ben të dukemi njerez të suksesshem. Njerezit e qeshur duken me të sigurte, dhe mbeshteten me shumë nga të tjeret. Provoni të qeshni gjate një mbledhje apo gjate një takimi dhe njerezit do të sillen me ju ne menyre komplet ndryshe.

3 – E qeshura na ben të dukemi terheqes. të gjithë ne terhiqemi nga njerezit e qeshur. Duam ta njohim një njeri të qeshur dhe të kuptojme perse ndihet kaq mirë.

4 – E qeshura ndryshon humorin tone. Kur të jeni të merzitur provoni të qeshni. Ka shumë mundesi qe humori juaj do të ndryshoje për me mirë. të qeshesh mund të beje qe trupi juaj ta ndihmoje mendjen të ndihet me mirë.

5 – E qeshura terheq lekuren e fytyres dhe na ben të dukemi me të rinj. Muskujt qe perdorim për të qeshur ngrene lekuren e fytyres duke na bërë të dukemi me të rinj.

6 – E qeshura eleminon stresin. një njeri i stresuar apo i lodhur dallohet nga fytyra. Kur jeni të stresuar provoni të qeshni dhe stresi do të zhduket.

7 – E qeshura ben qe trupi të cliroje Endorfinat, ilaç natyral kunder dhimbjes dhe humorit të keq. E qeshura është një droge natyrale.

8 – E qeshura forcon sistemin imunitar. Duke qeshur ndihmojme sistemin imunitar të funksionoje me mirë.

9 – E qeshura zbret tensionin e gjakut. Gjate qeshjes kemi një reduktim të matshem të presionit të gjakut. Ne qofte se keni ne shtepi një mates tensioni bëni kete eksperiment: matni tensionin, pastaj uluni dhe qeshni për një minute duke lexuar ndonje gje për të qeshur. Me pas matni perseri tensionin dhe do të habiteni.

10 – E qeshura na ben të ndihemi pozitive. Provoni kete test: qeshni dhe gjate qeshjes mendoni ndonje gje negative pa pushuar se qeshuri. është shumë e veshtire! Kur qeshim trupi yne i transmeton mendjes mesazhin se jeta është e bukur. Largoni depresionin, stresin dhe trishtimin me një buzeqeshje.

(ikub.al)

No comments:

Post a Comment