Zgjedhjet vendore, PS e PD mbyllin sot fushatën elektorale

Zgjedhjet vendore, PS e PD mbyllin sot fushatën elektoraleTIRANE-Muajit të fushatës intensive të krerëve të politikës për zgjedhjet lokale sot i vjen fundi. Pas një turi të ngjeshur elektoral në të gjitha bashkitë e vendit , kryeministri Sali Berisha, kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama si dhe krerë të tjerë të partive politike po organizohen në mitingjet finale.


Sot pasdite do të mbahen mitingjet përfundimtare të dy partive të mëdha asaj demokratike dhe Partisë Socialiste.

Mitingu i “Aleanca për Qytetarin” do të organizohet në orën 19 e 30 në sheshin “Nënë Tereza”. Kështu partia më e madhe në pushtet dhe partitë e koalicionit të saj kanë organizuar në mitingun e tyre që pritet të mbahet sot.

Nga ana tjetër PS me koalicionin e saj, “Aleanca për të Ardhmen” ka ftuar simpatizantët e saj në mitingun final i cili do të mbahet në orën 19:00 në pallatin "Asllan Rusi", ndërsa do të jenë të pranishëm atje kandidiatë për drejtues të bashkive të vendit.

Ndërkaq partitë e tjera më të vogla e mbyllën fushatën në këto ditë. Një ditë më partia për Drejtësi Integrim dhe Unitet organizoi mitingun përmbyllës në sheshin “Nënë Tereza” ndërsa Partia Republikane e mbyll fushatën këtë të premte paradite.

Pas një situate të ndezur elektorale që pritet të bëhet sot në kryeqytet, të shtunën do të ketë heshtje elektorale ku nuk do të transmetohet në partitë politike nuk do të zhvillojnë asnjë aktivitet elektoral.

(ballkanweb.com)

No comments:

Post a Comment