Zgjedhjet, sot dita e fundit e fushatës elektorale

Dita e sotme shënon fundin e fushatës elektorale për zgjedhjet e së dielës. Partitë kryesore pasi kanë prekur thuajse gjithë Shqipërinë, dhe kanë shpalosur programet dhe premtimet e tyre, kanë njoftuar pasditen e sotme mbajtjen e tubimeve përmbyllëse të fushatës.
Dy partitë kryesore, Partia Demokratike bashkë me aleaten e saj LSI-në do të jenë në orën 19:30 në sheshin “Nënë Tereza”, ndersa Partia Socialiste dhe aleatët e saj kanë ftuar simpatizantët e tyre në mitingun që do të mbahet në orën 19:00 në pallatin “Asllan Rusi”.
Ndërkohë në ditët e fundit janë shtuar thirrjet nga ndërkombëtarët për garantimin e një procesi zgjedhor të lirë dhe të qetë, pasi ky është një moment shumë vendimtar për proceset integruese të Shqipërisë.
Pa një muaji fushate, neser Shqiperia do te jete ne heshtje zgjedhore.

(panorama.com.al)

No comments:

Post a Comment