Zgjedhjet, KQZ: 50,9% pjesëmarrja në rang vendi deri në orën 19:00

TIRANE- Në Shqipëri procesi i votimit për drejtuesit vendorë dhe anëtarët në këshillat bashkiakë dhe komunarë, për 4 vitet e ardhshme ka nisur i qetë por me disa probleme teknike që janë raportuar në disa qendra votimi në Tiranë por edhe në qytete të tjera, si Durrës, Korcë, Shkodër, Mirditë. Janë 3. 164.859 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve, për të votuar në 4932 qendra votimi pjesa më e madhe e të cilave u mbyllën në orën 19:00. Në Tiranë votimi vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes.POLICIA: DERI NË 21:30 U SHOQËRUAN 2 765 KUTI VOTIMI
Ora 22:00-Policia e Shtetit garantoi sot se po ndjek me përpikmëri cdo hap të procesit zgjedhor vendor. Zëdhënësja e policisë kosntatoi se deri në orën 21:30 minuta nuk është shënuar asnjë incident i rëndë, por vetëm në 12 raste është kërkuar ndërhyrja e policisë dhe pasi është zgjidhur situata, policia është larguar nga qëndra e votimit.
Policia e Shtetit garantoi gjithashtu se po vijon normalisht dhe shoqërimin e kutive të votimit nga qëndrat e votimit drejt atyre të numërimit.
Deri në orën 21:30 minuta policia tha zëdhënësja ka shoqëruar drejt qëndrave të numërimit 2 765 kuti votimi. Përkatësisht në qytetet Tiranë, 106 kuti, Gjirokastër, 280, Vlorë 206 kuti, Fier 140, Berat 287, Durrës 248, Elbasan 438, Korcë 238 kuti, Kukës 75, Lezhe 113 dhe në Shkodër 205 kuti votimi.

Po ashtu nga policia e shtetit garanton se janë marrë masa për ruajtjen e kutive të votmit. “Policia garanton opinionin publik se po vazhdon me përkushtim ndjekjen e procesin zgjedhor dhe do vijojë kështu deri në mbylljen e tij”, u shpreh zëdhënësja Klejda Plangarica.


MBYLLET VOTIMI NË QYTETET KRYESORE TË VENDIT
ORA 21:00- Sipas të dhënave që vijnë nga KZAZ në rrethe janë mbyllur votimet në qytete si Korca, Kolonja, Hasi, Tropoja, Kukësi, Fieri, Shkodër, Elbasan, Peqin, Durrës, ndërsa në Vlorë votohet ende në një qëndër votimi. Votimi është mbyllur edhe në disa qendra votimi në Tiranë.
Ndërkohe që KZAZ-të kanë nisur tashmë procesin e grumbullimit të kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore.

KQZ: TË DHËNAT SIPAS QARKUT DERI NE OREN 19:00
ORA 20:50- Qarku BERAT47.7%, Qarku DIBER 58.8%, Qarku DURRES48.7%,Qarku ELBASAN 55.2%, Qarku FIER42.9%, Qarku GJIROKASTER55.3%, Qarku KORCE 52.0%, Qarku KUKES66.9%, Qarku LEZHE44.9%, Qarku SHKODER 58.6%, Qarku TIRANE 38.1%
Qarku VLORE 42.1%. Ndërsa pjesmarrja totale në rang vendi ishte 50.9%.

KQZ: 50,9% PJESËMARRJA NË RANG VENDI DERI NË 19:00
ORA 20:30- KQZ ka bërë me dije përqindjen e votimeve në rang vendi deri në orën 19:00. Sipas të dhënave të saj, kjo është pjesëmarrja: Burrel 57,5%, Bulqizë 61,1%, Durrës, 31%, Krujë 66,3%, Elbasan 50%, Gramsh 53,4%, Peqin 59,1%, Librazhd 58,3%, Fier 38,1%, Lushnje 46,3%, Ballsh 44,2, Gjirokastër 51%, Tepelenë 46,1%, Përmet 38,9%, Korcë 44,7%, Ersekë 51,7%, Pogradec 50,8, Bilisht 60,6%, Kukës 65,6%, Krumë 77%, Bajram Curr 58.3%, Lezhë 39.3%, Rrëshen 51,5%, Lac 44%, Shkodër 38%, Pukë 77,9%, Koplik 60%, Tiranë 47,3%, Kamëz 28,6%, Kavajë 38,5, Vlorë 42,2%, Sarandë 38,4%, Delvinë 45,6%. Në rang vendi pjesëmarrja e përgjithshme është 50,9%.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment