Zgjedhjet, garë e fortë në Tiranë e Durrës, në Korcë fiton PS

TIRANE- Procesi zgjedhor hyn sot në ditën e tretë të numërimit, i cili po ecen teper ngadale. Në Tiranë procesi i numërimit ka vazhduar edhe naten. Kane dale rezultatet per 3 njesi, nderkohe qe vazhdon numerimi ne 8 njesi te tjera. Ndërkohë që ka përfunduar numërimi në Shijak, Fier, e Korce ku janë shpallur fitues kandidatët e Partisë Socialiste. Nuk ka përfunduar numërimi në Shkodër, Elbasan e Durrës. PS donimon në bashkitë më të mëdha të vendit. Vota e elektoratit në këto zgjedhje kane shkuar majtas edhe në ato bashki të cilat ishin bastione të PD-së

TIRANE, RAMA NE AVANTAZH, MBYLLET NUMERIMI NE 3 NJESI
Ora 13:50- Vijon dhe sot prej mbrëmjes të së dielës, numërimi i votave në Tiranë. Janë numëruar mbi 337 kuti votimi nga 485 kuti votimi. Komisioni Qendror Zgjedhor deklaron se kandidati i PS-së Edi Rama ka 87013 vota, nderkohe qe 86534 vota ka Lulzim Basha i PD-së. I paperfunduar numërimi në njësinë nr 2, që i përket KZAZ 46 në KZAZ 47 e njësisë 3, në KZAZ 49 e njësisë 5, në KZAZ 50 te njësia 6 , ne KZAZ 51e njësisë 7, në KZAZ 52 e njësisë 8, në KZAZ 53 e njësisë 9 dhe në KZAZ 55 të njësisë nr 11.

KZAZ 54, njesia 10 perfundon numerimi, ende pa u hedhur rezultatet , s'ka tabela permbledhese nga KQZ
KZAZ 54 e njësisë 10 vazhdon të jetë problematike dhe ditën e sotme. Ndonëse numërmimi i të gjitha kutive të votimit për kryetar bashkie rezultatet nuk janë hedhur në tabelën përmbledhëse. Pikërisht kjo tabelë përbledhëse është bërë dhe modhë sherri për komisionerët PD e PS.
Krytarja e kësaj KZAZ 54 Jonana Bushi, e Partisë Socialiste thotë se kishin shkarkuar sekretarin e nënkryetarin e kësaj KZAZ pasi sipas saj kanë braktisur detyrën duke u larguar nga vendi i numërimit dhe deri në orën 11. 25 minuta nuk ishte paraqitur tabela përbledhëse e rezultatit nga ana e KQZ-së. Anëtarët e PS kishin propozuar që ta merrnin nga hard copy por kjo nuk është pranuar nga anëtaët PD. Nënkryetari i kësaj KZAZ, zoti Minarodhi thotë se nuk ka arsye përse të mos firmosë rezultatin pasi në këtë njësi Basha është fitues por duhen respektuar procedurat, pra të pritej që ta merrnin tabelën përmbyllëse nga KQZ.
PS i kërkon KQZ shkarkimin e komisionerëve të PD-së, ndërkohë që kjo kërkesë po shqyrtohet në këto momente nga KQZ (ora 13. 34). Në KQZ u deklarua se ka probleme teknike dhe në momentin kur të jetë gati tabela përmbledhëse do e përcjellin menjëherë.

Në njësinë nr 10 fitues është Lulzim Basha i PD-së me 520 vota në favor ndaj Edi Ramës, PS. Basha ka marrë 6226 ndërsa Rama ka marrë 5702 vota.
Pas bllokimit prej 20 orësh ditën e djeshme, numërimi ka nisur pasditen e djeshme në orën 17. 00 dhe ka përfunduar sot në mëngjes, me numërimin e 25 qendrave të votimit për kryetarin e bashkisë.Ka perfunduar numërimi për anëtarët e Këshillit Bashkiak, ku PD kryeson me 8305 vota kundrejt 4822 votave qe ka PS.
Edhe në njësinë nr 1, KZAZ 45, ku numërimi u mbyll mbrëmë ka fituar Edi Rama i PS me9675 vota kundrejt Bashës i cili mori 9191 vota. Ne njesine 4, me KZAZ 48, Basha fitoi me 119 vota me shume se Rama.

DURRËS, PS PARA ME 1 MIJË VOTA, NUK PO VAZHDON NUMERIMI
Ora 13-40-Edhe në Durrës vijon gara e fortë mes Xhaferrajt e Dakos. Por numerimi ka nisur vetem ne mesdite. Aktualisht janë numëruar 80 kuti nga 165 që janë në total ku PS kryeson me 17345 vota kurse PD me 16173 vota.

PS, KODHELI: PD KERKON TE MINOJE PROCESIN, NUK FIRMOS REZULTATIN NE NJESINE 10
Ora 11: 55 Partia Socialiste akuzon nënkryetarin e sekretarin e KZAZ 54 të njësisë nr 10, që janë demokratë se kanë braktisur detyrën duke mos firmosur rezultatin. “Ky është një hap i dëshpëruar i Bershës i cili po përpiqet të minojë këtë proces numërimi”- tha Kodheli, duke bërë thirrjen se “kushdo që guxon të luajë me votën të mos e bëjë”.
Një thirrje iu drejtua nga zëdhënësja elektorale e PS dhe për KQZ “Të ndalojë së funksionuari si një vegël politike e të marrë masa që të funksionojë cdo proces numërimi e të marrë masa për numëruesit PD”

Zonja Kodheli bëri me faj PD për procesin e numërimit tepër të ngadaltë në njësinë nr 5, dhe akuzoi se po “përpiqet ta bllokojë numërimin” në këtë njësi ku kryeson Rama. Edhe gazetarët e NEWS24 raportuan për një proces tepër të ngadaltë të numërimit që po zhvillohet në njësinë nr 5. Deri tani janë numëruar 28 kuti nga 65 gjithsej.

ELBASAN, NUMËROHEN 54 KUTI, PS NË AVANTAZH
Ora 14:06-Në Elbasan është ndërprerë numërimi në mesnatë për shkak të pushimit të anëtarëve dhe rinisi sot paradite në orën 09:00. Deri tani kur janë numëruar 57 kuti nga 96, Sejdini i PS është në avantazh me 15755 vota, kundrejt PD me 14723 vota, kurse LSI me 10019 vota.

SHKODER, NUMËROHEN 70 KUTI, KRYESON BINDSHËM PD, NUMERIMI PRITET TE MBYLLET NE MBREMJE
Ora 14:05- Në Shkodër numërimi ka vazhduar gjithë natën. Kur janë numëruar 68 kuti nga 95 gjithsej, Lorenc Luka i PD-së kryeson bindshëm me 14723 vota kundrejt kandidatit PS 8664 vota. Nga anëtarët e KZAZ nr 40 mendohet se deri në mesnatën e sotme të ketë nxjerrje të rezultatit. Ndërkohë që në bashkinë Koplik ka fituar Ramadan Dikaj i PD me 2303 vota ndaj PS Nazmi Hasajan 1843 vota. PS theu bastion të së djathtës në komunën Gur i Zi duke fituar kandidati i PS Martin Lazri.

FITON PS NË POLICAN, PËRPLASEN SIMPATIZANTËT TË MAJTË E TË DJATHTË
Ora 13:10-Fitorja e PS ne zgjedhjet vendore ka sjellë incidente në qytezën e Policanit. Pasi në këtë Bashki është mbyllur numërimi i votave ku ka rezultuar fitues Adriatik Zotkaj i “Aleanca për të Ardhmen”, simpatizantë të PS, LSI e PD kanë patur grindje dhe zënka duke shkaktuar 4 të plagosur lehtë, menjehere pasi simpatizante te pS kane nisur te festojne ne qytet fitoren e partise se tyre.

PËRFUNDON NUMËRIMI, NË KORCË FITOI PS
Ora 12:00-Ka përfunduar numërimi i kutisë së fundit të votave për Bashkinë Korcë ku është shpallur fitues Niko Peleshi i PS me diferencë të madhe votash nga kandidati i PD, Andrea Mano. Sot rreth ores 12:00 ka perfunduar numerimi i kutise se 62, votat e te ciles finalizuan shpalljen e Niko Peleshit te PS. Peleshi mori gjithsej 16369 vota kurse Mano 14176 vota. Peleshi falenderoi sot qytetaret korcare per fitoren e korrur ne Korce.

DURRËS, PS PARA ME 1 MIJË VOTA, NUK PO VAZHDON NUMERIMI
Ora 11:30-Edhe në Durrës vijon gara e fortë mes Xhaferrajt e Dakos. Por numerimi nuk ka nisur ende sot paradite. Ne qendrat e numerimit aktualisht jane afruar vetem komisioneret e majte ndersa ata te djathte ende nuk kane mberritur. Aktualisht janë numëruar 79 kuti nga 165 që janë në total ku PS kryeson me 16 547 vota kurse PD me 15 472 vota.

GJIROKASTER INCIDENT NE KZAZ 25
Ora 10. 50 Në rrethin Gjirokastër kanë mbetur vetëm 2 komuna pa rezultatet.Gjatë natës në KZAZ 25 që i përket komunës Qendër Libohovë është shënuar incident. Në mesnatë kur komisionerët po numëronin kutinë e fundit, komisionerët PS kanë kontentuar rezultatin e kandidatit PD i cili kryesonte vetëm me dy vota. Numëruesit PS kontestuan 10 vota. Situata është tensionuar, ndërkohë që kanë qenë të pranishëm dhe dy kandidatët PD e PS për kryetar komune. Është dashur ndërhyrja e policisë e cila pasi ka nxjerrë jashtë të gjithë komisionerët e numërimit dhe kandidatët për kryetar komune ka qetësuar situatën. Procesi i numërimit ka vazhduar pas 4 orësh ndërprerje dhe në orët e para të mëngjesit është nxjerrë rezultati ku kandidati i PD-së Genci Kociu ka fituar me 550 vota kundrejt Krenar Kullës, i PS-së me 548 vota.

ROSKOVEC FITON PD
Ora 10: 29 Në bashkinë e Roskovecit, ne Fier përfundoi numërimi sot në mëngjes dhe fitues është Gëzim Çaushi me 2308 vota i PD kundrejt kandidatit socialist.

SHIJAK E FIER FITON PS
Ora 07. 13 Në Shijak ka përfunduar numërimi gjatë orëve të natës. Në Shijak fitoi kandidati i PS-se, Indrit Buka. Në Fier fiton Zeqaj i PS, i cili mandatohet për herë të tretë në krye të bashkisë. Në Fier mbrëmë është festuar fitorja e kandidatit socialist.

Edhe në komunën Selenicë fiton kandidati PS Ferdinand Aligjoni me 1044 vota, kundrejt kandidatit PD me 376 vota.
(balkanweb.com)

No comments:

Post a Comment