Zgjedhjet, 2 orë larg mbylljes së qendrave KQZ: Deri tani votuan 35%

TIRANE- Në Shqipëri procesi i votimit për drejtuesit vendorë dhe anëtarët në këshillat bashkiakë dhe komunarë, për 4 vitet e ardhshme ka nisur i qetë por me disa probleme teknike që janë raportuar në disa qendra votimi në Tiranë por edhe në qytete të tjera, si Durrës, Korcë, Shkodër, Mirditë. Janë 3. 164.859 votues të regjistruar në listat e zgjedhësve, për të votuar në 4932 qendra votimi te cilat do mbyllen ne oren 19:00.


KQZ Pjesemarrja 35 % e votuesve deri ne 17: 00
Ora 17:00 Komisioni Qendror Zgjedhor bën publike të dhënat për pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 17:00. Kur kanë mbetur vetëm dy orë nga mbyllja zyrtare e qendrave të votimit, vetëm 35 % e votuesve kanë hedhur votën e tyre deri në këtë orë.

VOTIMI I TË BURGOSURVE NË NJËSINË NR. 3, REAGON PS
Ora 16:30 Partia Socialiste ka reagur në lidhje me skandalin e shoqërimit të burgosurve nga focat e policisë në njësinë 3 përkatësisht në shkollë ‘Xhezmi Delli’.Sipas dhënëses elektorale të PS Mimi Kodheli një furgon policie me targa P19N ka shoqëruar në ambienete e njësisë numër 3 të burgosur për të votuar. Sipas Kodhelit Partia Socialiste ka fakte të cilat vërtetojnë pjesmarrjen e të burgosurve në procesin zgjedhor dhe për këtë PS do të bëjë denoncimin në instancat përkatësë.

“Në shkollën ‘Xhazmi Delli’ kanë votuar të burgosur të cilët janë shoqëruar me furongon të policisë së burgjeve me targa P19N të cilët në shkëelje të hapur kanë shoqëruar të burgosurv në këtë qendër votimi. Kemi paralajmërime që ka dhe votime në qendra të tjera. Këto veprime janë të jashtëligjme ne kemi të të dhëna dhe do denoncohen. Kjo situatë është e patolerueshme pasi kemi implikim të forvacve të shtetit që shoqërojnë të burgosurit”,- ka denoncuar Kodheli.

Ndërkohë zëdhënësja elektorale e PS I ka bërë thirrje votuesve që të mos I braktisin qendrat e votimit. “Ne ju bëjmë thirrje qytetarëve që të votojnë sa më shpejt dhe të tregojne durim edhe nëse ka radhë pasi ushtrimi i të drejtës juridike të votës tregon se pjesmarrja juaj e lartë është garancia më e mirë e këtyre zgjedhjeve”,- theksoi Kodheli.

LIBRAZHD, PS DENONCON VOTIMET NE GRUP, PEZULLOHET VOTIMI NE XIBRAKE
Ora 16: 26 Në Librazhd PS denononcon tentativat për votimin në grup në qendrat e votimit në komunën Hotolisht, në fshatin Cercan, dhe Hotolisht fshat. Në Xibrakë në komuën Shalës të Elbasanit një gurp simpatizantësh të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” kanë tentuar të votojnë në grup dhe kur janë penguar nga komisionerët PS kanë thyer kutitë e votimit. Menjëherë është pezulluar votimi, raportohet në orën 16:00. Është kërkuar ndihma e KZAZ nr13 si dhe është raportuar në KQZ. Ndërkohë që në qendrat e tjera të votimit në qarkun e Elbasanit procesi ka ecur normalisht.

DEVOLL, NUK LEJON VOTIMIN NE GRUP, KOMISIONERI PS RRIHET NGA MILITANTI PD
Ora 16: 00 Një incident është shënuar në qendrën e votimit nr 3998 në fshatin Fitore të komunës Miras të Devollit ku një militant i PD-së ka dashur të votojë në grup por është penguar nga komisioneri socialist. Nga sa raportohet nga NEWS24 militanti i PD-së Vilson Seto, kur ka hasur në pengesën e komisionerit të PS-së, Edison Lipe, për të mos lejuar të votonte në grup ka ushtruar dhnë ndaj tij. Procesi i votimit u ndërpre për 20 minuta dhe më pas ka nisur normalisht.

PUKË, DENONCOHET VOTIMI FAMILJAR
Ora 15: 58 Kreu i PS në Pukë Pjetër Marku ka denoncuar votmin familjar në qendrën 0388 në fshatin Berishë e vogël. Ndërkohë që sipas tij ka presione mbi votuesit nëpërmjet filmimit të votës.“Në qendrën 0388 kryhet votim familjar, ndërkohë vijojnë presionet duke filmuar me celularë votat si pasojë e presioneve të kandidatëve të djathtë mbi votuesit”,- ka denoncuar kreu i PS në Pukë Pjetër Marku.

DEPUTETI I PS: TEK NJËSIA 3 PD-LSI PRESION NDAJ VOTUESVE
Ora 15:40 Deputetiv I PS Ilir Gjoni nga njësia numër 3 në kryeqytet e cila ndodhet në ambientet e shkollës ‘Xhezmi Delli’ ka denoncuar problemet në këtë qendër përsa i përket shoqërimit nga ana e policisë së personave të burgosur të cilët kanë otuar në mënyrë të dyshimtë në këtë qendër votimi. Ndërkohë që ka shprehur dhe një sërë problematikash në këtë njësi.
“Një furgon policie burgu ka sjellë të burgosur në këtë qëndër votimi. Nuk jam në gjendje të jap numër total por vetëm 2 persona me emër të burogsur mund ti identifikoj . Në këtë shkollë që në mëngjes përkrahës të PD dhe LSI po ushtrojnë presion dhe përpiqen që të diktojnë moshat e thyara se për kë të votojnë si dhe po përdorin mjete të shumta presioni tek votuesit. Është një pikë ketu pranë që grumbullohen njerëz që marrin disa karta por që nuk mund të verifikojmë nëse janë karta identiteti apo para për votues”,- ka deklaruar deputeti socialist Ilir Gjoni.

SUBASHI: SHQETESIMI I PS PER BOJEN MATRIKULUESE I DREJTE
Ora 15: 30- Nënkryetarja e KQZ, e zgjedhur nga PS-së, Deshira Subashi konfirmon se “shqetësimi i PS sa i përket bojës matrikuluese ishte i drejtë”. Në orën 13.30 minuta vajta të votoja dhe boja në gishtin tim u hoq me një letër të lagur, sapo dola nga qendra e votimit, ndërsa bashkëshortit tim i cili nuk fshiu gishtin në momentin e daljes nga qendra e votimit, por në një kohë të mënovshme,kur kishte tentuar te fshinte bojen, nuk kishte ndodhur. Duke treguar eksperiencën e vet, znj Subashi tha se cështja e bojës ka të bëjë me momentin e ngrirjes. Në replikë Ristani u përgjigj se “është e njëjta deklaratë që ti ke bere edhe në zgjedhjet e 2009." Ndërsa Subashi në një prononcim të mëvonshëm për NEWS24 tha se “drejtuesit e KQZ e përcollën me indiferencë këtë shqetësimi”

VËZHGUESIT VENDOR: KA INCIDENTE GJATË PROCESIT ZGJEDHOR
Ora 15:00 Koalicioni i vëzhguesve vendorë nëpërmjet një konference për shtyp në ambientet e hotel Tirana mesditen e sotme ka vërejtur një sërë problemesh të cilat po shoqërojnë procesin e votimit në një sërë qendrash në rang vendi. Ndërkohë që zëdhënësja për shtyp e vëzhguesve vendor ka deklaruar se vëzhguesit po hasin vështirësi gjatë monitorimit në terren pasi nuk kanë përkrahjen e anëtarëve të komisioneve në qendra të ndryshme të vendit ndërkohë që ka evidentuar problematikën në rang vendi përsa i përket votimit familjar, presioneve ndaj votuesve, materiale propagandistike pranë kutive të votimit, dhomën e fshehtë të votimit me probleme që nuk sigurojnë fshehetësinë e votës, probleme me bojë shënjuesin.

VLORË, TENTOHET TË VOTOHET ME KARTËN E DIKUJT TJETËR
Ora 14.30 Pamje filmike ekskluzive nga NEWS24 bëjnë publike një rast flagrant ku një zonjë ka tentuar të votojë me një kartë identiteti e cila nuk ishte në emër të saj. Ngjarja ka ndodhur në një qendër votimi në Nartë të Vlorës ku një zonjë ka tentuar ta votojë me një kartë identiteti e cila nuk ishte e saj. Komisionerët kanë pikasur kartën e cila nuk kishte lidhje me identitetin e vërtetë të zonjës dhe kanë qënë pikërisht ato që kanë bërë publike këtë abuzim në media ndërkohë që zonja ka deklaruar se kishte bërë një ngatërresë me kartën e identitetin.Ajo që ngjall hije dyshimi është fshehja e kartës së zonjës nga një komisioner i cili nuk dihet ende se cilës palë i përket, por ajo që dihet është se komisionerët që kanë bërë publik shkeljen janë komisionerë socialist.

KQZ: DERI NE 14:00 VOTUAN 30 %,RISTANI, INCIDENTET TE VOGLA
Ora14:00 Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se deri në orën 14.00 në mbarë vendin kanë votuar gati 30 % e votuesve.
Në një konferencë për shtyp të parën për 8 majin kreu i KQZ-së Arben Ristani e quajti procesin zgjedhor të qetë ndërsa problemet në disa qendra votimi, tha se kanë ndodhru në gati 01% të të gjitha qendrave të votimit.
Ristani informoi se procesi i numërimit do të mund të ndiqet nga gazetarët direkt nëpërmjet ekraneve gjigande që KQZ ka vendosur në ambientet e saj. Rezultatet do të jenë të mundura nëpërmjet grafikave.
Sa i përket bojës matrikuluese e cila nga ana e PS-së denoncon se ka probleme në disa qendra votimi Ristani tha se është prodhuar nga një kompani gjermane e cila është bërë dhe më parë, dhe se është cilësore. “Unë vetë kam votuar herët në mëngjes, dhe mund të shikoni dhe ju që boja në gisht ende nuk më ka ikur”- tha Ristani.
Nga një grafikë e hedhur onlinë në faqen zyrtare të KQZ raportohet se pjesëmarrja në votim deri në orën 14:00 është e tillë në Qarkun Berat 23. 21 %, votues, në qarkun Dibër 23.73% në Qarkun Durrës 18. 5 %, në qarkun Elbasan 25. 29 % në qarkun Fier 13. 79% , në qarkun Gjirokastër 25. 34 % në qarkun e Korcës 23. 6% Në Kukës 28. 39 % , në qarkun Lezhë 23 68%, në qarkun Shkodër 23. 07 %, në Tiranë 17. 57 % , në Vlorë 16 . 34 %

DHUNOHET KRYEPLAKU I NJËSISË 6
Ora 13:50 Në Kombinat, në afërsi të shkollës “Myslym Keta” në Tiranë, janë konfliktuar me njëri tjerin tre shtetas. Menjëherë, pas marrjes së këtij njoftimi, shërbimet e paradalimit të krimit të Komisariatit të Policisë Nr.6 Tiranë, bënë të mundur shoqërimin e të tre shtetasve të përfshirë në këtë konflikt. Mësohet se motivi i grindjes së shtetasve Vladimir Hysi, 53 vjeç, kryeplak për njësinë Nr.6 Tiranë, Gildian Koraqi, 51-vjec dhe Bujar Karaj, 32-vjec, ka qënë për mbajtjen e rradhës për të votuar. Në oborrin e shkollës “Myslym Keta”, autorët e dyshuar Koraqi dhe Karaj, kanë debatuar dhe më pas kanë goditur dhe dhunuar 53- vjecarin Vladimir Hysi.

DHUNOHET KAMERAMANI I NJE TV
Ora 13:41 Në njësinë numër 2 e cila ndodhet në qytetin studenti ka ndodhur një incident me operatorin e dhe gazetarin e TCH të cilët po filmonin se si po procedohej procesi zgjedhor në këtë zonë, ndrëkohë që papritur janë sulmuar nga persona të cilat kanë marrë me dhunë kameran më të cilën operatori po filmonte. Sipas të dhënave paraprake që raportohen nga korrespondenti i NEWS24 burimet e forcave të komisariatit numër 1 është bërë e mundur gjetja e kamërës si dhe është identifikuar njëri nga personat i cili ka dhunuar grupin e xhirimit.

INCIDENTE TEK NJËSIA NUMËR 7, DHUNOHET PËRFAQËSUESI I PS
Ora 13:25 Në njësinë bashike numër 7 e instaluar në shkollën ‘Naim Frashëri’ përfaqësuesi i PS Gjovalin Guraj ka deklaruar se është dhunuar për shkaqe banale nga persona të panjohur. Sipas korrespondentes së NEWS24, e cila ka kontaktuar dhe me deputetin socialist Bersnik Bare i cili ndodhet në njësinë nr. 7 ka raportuar edhe për incidente në qendra të tjera votimi në kryeqytet.

KORCE, U TENTUA TE VOTOHET NE GRUP ME SHUME SE NJE HERE
Ora 13.00 Koalicioni i vëzhguesve vendorë raporton për tentative të votimit në grup të më shumë se një herë i disa personave në qendrën e votimit me nr. 37 93, rreth ores 10: 55 minuta.
Madje ka pasur dhe ndërhyrje të forcave të rendit. Ndërkohë që koalicioni raporton se në Bubullimas të Lushnjes fletët e votimit janë konsatuar të njoma. Në njësinë 6 në Tiranë ka pasur diskutime për saktësinë e cilësisë së bojës por më pas është rregulluar

SHKODER, NE SHLLAK VOTIMI I BLLOKUAR
Ora 13. 09 Nga KQZ NEWS24 raporton se ka nisur votimi në Bushat dhe në një një qendër të Vlorës ku votimi ishte bllokuar deri në 11. 30 minuta. Mbetet i i bllokuar procesi në KZZ 42 në 6 qendrat e votimit në Shllak të Shkodrës. NEWS24 raporton se komisionerët socialistë ndodhen pranë qendrës së votimit por nuk pranojnë të nisin procesin. Te kontaktuar edhe me dy deputetët, PS, e PD të zonës nuk kanë shpjeguar shkakun përse komisionerët janë larguar së bashku me vulën.

PS DENONCON VOTIMIN ME KARTA FALSE
Ora 12.45 Partia Socialiste ka denoncuar votim me karta identiteti të falsifikuara në njësinë numër 2 në kryeqytet, në zonën e Qytet Studentit. Njoftohet se personat të cilët kanë tentuar të votojnë me karta false në qendrat 17 e 18 të kësaj njësie janë identifikuar nga komisionerët socialist. PS bën me dije se do të bëjë kallzim penal në Prokurori.

KAMËZ, PROBLEME NË 3 QENDRA VOTIMI
Ora 12:35 Nga njoftimet në terren njoftohet se në tre qendra votimi në Kamëz ka pasur probleme ku për shkak në dy prej tyre është pezulluar për pak kohë procesi zgjedhor. Korrespondenti i NEWS24 raporton se ka pasur probleme në qendrën numër 15 78, ku si pasojë e fluksit të madh të njerëzve është bllokuar procesi zgjedhor për 45 minuta. Ndërkohë një anëtar i komisionit që i përket të PBDNJ ka denoncuar një person që e ka kërcënuar me jetë. Mësohet se ka tencion në derën pritëse të të gjithë qëndrave të votimit. Në qendrën numër 15 73 dhe 15 73/1 vijon normalisht votimi por një komisioner socialist është nka ndaluar një votim familjar.

KQZ, PD, LSI: RAMA TE GJOBITET, BERI PROPAGANDE, DEBATE
Ora 12. 30 Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim deklarojnë se kryetari i PS-së shkeli heshtjen zgjedhore duke bërë propogandë. Përfaqësuesit ligjor të PD e LSI, Kosovrasti dhe Manjani kërkuan gjobitjen me 500 mije leke gjobe te Ramës për shkelje të heshtjes zgjedhore. Dy përfaqësuesit e maxhorancës iu referuan deklaratës që Rama bëri menjëherë pasi votoi në qendrën e votimit në njësinë nr. 7, të cilën Kosovrasti e quajti "propogandë".
“Nuk ka ndodhur asnjë herë, asnjë drejtues i partive që të shfrytëzojnë këtë moment për të bërë fushatë dhe propogandë. Shenjat e dëshpërtimit të kandidatit të Bashkisë së Tiranës janë të qartë. Më vjen keq që qytetaërt tashmë e kanë ndarë mendjen se kujt do i japin votën.”- tha Kosovrasti. Ndërkohë që fjala e tij u ndërpre nga Ristani i cili kërkoi “mos bëni fsuhatë në KQZ. Shfaqni problemin që keni vetëm kaq.“. Nga ana e perfaqesuesit socialist Gjoncaj eshte quajtuar nje kerkese jo e zakonshme dhe qe po bëhet pasi maxhoranca është në panik me këto zgjedhje.

LIBRAZHD,LARGOHEN KOMISIONERËT E PD NGA QENDRA E VOTIMIT
Ora 11:45 Dy komisionerë të Partisë Demokratike kanë braktisur qendrat e votimit në Librazhd. Korrespondentët e NEWS24 bëjnë me dije se në fshatin Gaferr dhe Sopot komisionerët e PD kanë braktisur procesin zgjedhor ndërkohë që nuk bëhët i ditur largimi i tyre. Në Hotolisht dhe Cercan janë regjistruar presione për votim të hapur

KORCË, LARGOHEN KOMISIONERËT E PS NGA QENDRA E VOTIMIT
Ora 12:00 Vijojnë problemet në qarkun e Korcës. Sipas njoftimeve më të fundit komisionerët e PS janë larguar nga posti i tyre duke ndërprerë kështu procesin zgjedhor në Ravonik. Pritet rikthimi i komisionerëve.

RAMA: VOTONI PËR TIRANËN QË DONI
Ora 11:31 Kreu i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidati i koalicionit ‘Aleanca për Ardhmen’ për kreun e bashkisë së kryeqytetit Edi Rama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda, nëna e tij zonja Antoneta Rama si dhe i biri dhe vëllai i tij janë drejtuar paraditen e sotme në qendrën e votimit në njësinë bashkiake numër 7, të instaluar në ambientet e shkollë 9-vjecare ‘Pjetër Budi’.

Rama dhe familjarët e tij kryen procedurat normale të votimit nën prezencën e nje numri të madh mediash. Rama kandidon për mandatin e 4 në krye të Bashkisë së Tiranës.
Lideri i opozitës menjëherë pasi ka votuar ka dhënë një deklartë për mediat duke i bërë thirrje të gjithë qytetarëve t'i drejtohen qëndrave të votimit si e vetmja mënyrë për të shpëtuar nga pushteti i sotëm i presionit sic tha si dhe si një formë për të marrë hak për padrejtësitë.
“Ju lutem të gjithëve të mos rrinë pa votuar të mos votosh do thotë të mbështetës papunësinë dhe varfërinë. Asnjë nënpunës nuk duhet të rrijë pa votuar, presionet i ka marrë era votën e keni ju. Asnjë djalë dhe vajzë që do shkollimin normal të tij nuk duhet të rrijë pa votuar, asnjë birznesmen, asnjë familje që ka shtëpi të palegalizuar të mos rrijë pa votuar, të njoftojnë miq dhe të afërm për të marrë hakun me votë për faturat, papunësinë. Dhe padrejtësitë”, -bëri thirrje Rama.

Kreu socialist u shpreh se vota e ka bërë Tiranën që është sot dhe vetëm ajo do ta ndërtojë Tiranën e së nesërmes.
“Votoni për Tiranën që doni, vota e ka bërë Tiranën që është sot dhe ajo do të bëjë Tiranën që duam nesër. Asnjë i ardhur apo vendas nuk duhet të rrijë pa votuar se Tirana ka nevojë për votën e tyre”,- deklaroi kryetari aktual i bashkisë së Tiranës dhe njëkohësisht kandidati i PS për mandatin e 4 në këtë post, Edi Rama.

Selia Rozë ka njoftuar se kreu i PS do të mbajë edhe një deklaratë për shtyp rreth orës 13:30 në lidhje me problemet dhe mbarëvatjen e zgjedhjeve.

SHLLAK ,RISTANI: NESE KOMISIONERET PS NUK KTHEHEN TE ZEVENDESOHEN
Ora 10. 50 Kreu i KQZ-se, Ristani urdhëroi se “nëse komisionerët PS nuk paraqiten në qendra votimi atëherë të zëvendësohen”. Në komunën Shllak janë 6 qendra votimi në të cilat deri orën 10: 50 ende nuk kishte filluar votimi.

KQZ, PS: Në NË TIRANË BOJA MATRIKULUESE ME PROBLEME, TË ZËVENDËSOHET
Ora 10: 40 Genc Gjoncaj, përfaqësuesi ligjor i PS-së në KQZ kërkoi që të merren masa sa më parë për zëvendësimin e bojës matrikuluese. Sipas Gjoncajt “Boja ka problem. Fshihet pasi ka kryer procesin e votimit. Në mënyrë urgjente të merren masa që këto tubeta të zëvendësohen në mënyrë që boja matrikuluese të shërbejë të identifikojë të gjithë votuesit që të mos votojnë për herë të dytë”.
Gjoncaj tha se problemi i bojës është provuar në 6 njësi bashkiake të Tiranës, në nr. 1, 2 ,3, 4, 6, 10. Ai tha se probleme jane vene re dhe ne qendrat e tjera te votimit. Gjatë mbledhjes së KQZ ka pasur dhe reagime ndaj Gjoncajt duke deklaruar se e njejta boje matrikuluese eshte shperndare ne te gjithe Shqiperine.

APELI, TOPI: QYTETARËT PJESMARRJE MASIVE NË ZGJEDHJE
Ora: 10:49 Presidenti i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Teuta Topi dhe dy vajzat e tij është drejtuar paraditen e sotme drejt qendres së votimit të instaluar në ambiente e shkollës 9-vjecare në kryeqytet.
Pasi ka votuar presidenti Topi ka dhënë një deklaratë për shtyp për mediat ku ka bërë apel për pjesmarrje masive tëe qytetarëve pavarësisht se për kë shkon vota e tyre.“ Sot emocion i dyfishtë për mua se vi në shkollën ku kam kaluar fëmijërinë time dhe ku kam bërë klasën e parë. E dyta votojmë për ditën e demokracisë. Apeli im është se sot është një ditë pranvere që të jep optimizëm. I bëj thirrjë qytetarëve që ta shfytëzojnë këtë ditë. Kanë një votë dhë t’ja japin kujt të duan.
Ndërkohë që apeli i presidentit ka shkuar për tre shtyllat kyce të zgjedhësve, qytetarëve komisionerëve dhe forcave të rendit. “Apeli im është për pjesmarrje masive nga qytetarët, për komisionerët dhe forcat e rendit të sigurojnë qetësi”,- deklaroi presidenti i vendit Bamir Topi.

VOTON KANDIDATI I PD PËR BASHKINË E KRYEQYTETIT, LULZIM BASHA
Ora 10:45 Kandidati i koalicionit ‘Aleanca për Qytetarin’ për kreun e bashkisë së kryeqytetit Lulzim Basha. Është drejtuar paraditen e sotme në njësinë e votmit numër 8. Ndërkohë që është shprehur optimist për procesin zgjedhor të deri tanishëm duek e përcaktuar këtë ditë si ditë të qetë votimi.
“Është një ditë e bukur, uroj të vijojë e qetë ashtu siç edhe ka nisur. I ftoj qytetarët të votojnë të qetë dhe të lirë”,- deklaroi Basha.

SHLLAK, LARGOHEN KOMISIONERET PS BASHKE ME VULEN
Ora 10:39 Në KQZ janë raportuar problemet me qëndrat e votimit në të gjithë Shqipërinë. Në komunën Shllak, të Shkodrës u raportua se të gjithë komisionerët PS janë larguar së bashku me vulat nga të gjitha qendrat e votimit të kësaj komune . Përfaqësuesi ligjor i PS-së ne KQZ raportoi këto probleme. Në komunën Papër në fletë votim është bërë një ngatërresë. Emrit të kandidatit PS, i janë bashkangjitur emrat e partive të koalicionit “Aleanca për Qytetarin” ndërsa te kandidati PD i janë bashkangjitur emrat e partive të koalicionit “Aleanca për të ardhmen”. Në ZAZ 32 Pogradec janë 5 kuti votimi të dëmtuara. Gjithashtu problemet janë vënë re dhe në Lac.


PS, KODHELI: KUJDES ME FLETEN E VOTIMIT, PROBLEME ME BOJËN
Ora 10: 30 Tre orë nga fillimi i votimit PS bën thirrje qytetarëve për pjesëmarrje të gjerë në votime ndërsa denoncon probleme me bojën matrikuluese në disa qendra votimi. Në deklaratën e parë nga selia rozë, zonja Mimi Kodheli deklaroi se “boja është e cilësisë së dobët dhe ka probleme” . Zonja Kodheli bëri thirrje për pjesëmarrje masive te votuesve gjithashtu shtoi se votuesit duhet te bejne kujdes qe fleta e votimit te mos kete shenja.

KRYEMINISTRI BERISHA: PARTITË TË PRANOJNË REZULTATIN, KOMISIONERËT VENDIMMARRËSIT MË KRYESOR
Ora 10:00- Kryeministri Sali Berisha ka mbërritur në qendrën e votimit numër 2 në Tiranë e instaluar në ambientet e Liceut Artistik, në rrugën e Elbasanit në kryeqytet. Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha dhe pasi kanë takuar komisionerët e qendrës së votimit kanë ndjekur procedurat përkatëse të votimit dhe i janë drejtuar dhomës së fshehtë. Pasi ka votuar kryeministri Berisha ka dhënë një deklaratë për mediat, nëpërmjet të cilës i ka ftuar të gjithë shqiptarët që të marrin pjesë në votime pavarësisht se kujt i përket vota e tyre. Berisha i ka bërë një apel të fortë të gjthë forcave politike pjesmarrëse në zgjedhjet vendore që të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve si dhe të bashkëpunojnë për një proces sipas stadarteve.
“I garantoj votuesit se kjo mazhorancë është e vendosur të respektojë votën e cdo qytetari shqiptar. Apeli për forcat politike është që të të kontribojnë për një proces sa më normal dhe të pranojnë cdo vendimin të votës së qytetarëve shqiptarë”,- theksoi kryeministri.
Ndërkohë që Berisha ka theksuar faktin se e rëndësishme është që në këto zgjedhje të arrihet standarteti ndërkombëtar si dhe ka vlerësuar punën e komisionerëve të të gjitha palëve duke i konsideruar si vendimmarrësit më të rëndësishëm.
“Shpreh respekt për gjithë pjesmarrësit dhe nuk paragjykoj vendimarrjen nga opozita. Unë shoh se komisionerët e të gjitha forcave janë të gjithë. Ata janë vendimmarrësit më të rëndësishëm të votës, kryeministri sot është thjesht votues”,- nënvizoi Berisha.

KUKAN MONITORON QENDRAT E VOTIMIT: BE PRET QE ZGJEDHJET TE JENE TE LIRA
Ora 09: 40 Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian Eduard Kukan ka lëvizur nga një qendër votimi në tjetrën për të monitoruar vetë nga afër si po shkon procesin i votimit. I dërguari i posacëm i Parlamentit Europian ka mbërritur në Tiranë dje pikërisht për të vëzhguar zgjedhjet për tu larguar nesër drejt Brukselit ku dhe do të raportojë mbi atë cka ndodhi në Shqipëri më 8 maj.
“Jam këtu që të vëzhgoj zgjedhjet. Dëshirojmë të ketë sa më shumë pjesëmarrje në votime dhe më pas do ti përcjell kolegëve të mi në PE atmosferën e këtyre zgjedhjeve. “ – ka thënë Kukan në një prononcim për tv NEWS24.
“ Dëshirojmë që tabloja të jetë sa më reale”- ka theksuar europarlamentari Kukan nga një qendër votimi në njësinë bashkiake numër 2 ku së bashku me delegacionin që e shoqëron kishte vajtur për të monitoruar procesin e votimit. “Edhe dje kemi pasur një sere takimesh dhe sot kemi qenë në disa qendra votimi.
Përshtypjet janë të mira gjithsesi nuk mund të arijmë konkluzionet për të gjithë shqipërinë sepse kemi vizituar vetem ca”- vazhdoi Kukan
“Dua të theksoj rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për institucionet Europiane të cilat presin që këto zgjedhje të jenë të drejta të lira e demokratike”- nënvizoi Kukan.

KORCË PROBLEME ME DISA QENDRA VOTIMI
Ora 9: 44- Në 9 qendra voimi në Kolonjë ka probleme teknike në disa qendra votimi për shkak të mungesës së komisionerëve. Ndërkohë që njoftohet se në 10 qendra që nuk kishte nisur votimi pak minuta më parë, tashmë në 9 qendra ka nisur votimi normalisht. Në komunën Mollas ka probleme üpër shkak të mungesës së komisionerit të LSI. Në komunën Gorë qendra e votimit ndodhet e bllokuar për shkak se listat përfundimtare të votuesve nuk kanë vulen e kreut të komunës. Kreu i PS Korcë mësohet se ka bër para një muaji padi në prokurori për problemet me listat. Bëhet fjalë për 60 votues që nuk janë regjistruar në këtë komunë. Progradec probleme në dy qendra për shkak të kutive të thyera.

MIRDITË 3 QENDRA TË PAHAPURA ENDE
09:47- Qendra votimit numër 793 në fshatin Shën Gjergj, qendra numër 798 në fshatin Shende nuk ka filluar ende procesi i votimit për shkak të mungesës teknike. KZAZ numër 38 ka marrë vendim për tërheqjen e materialeve të fletëve të votimit.

TEPELENË PROBLEME ME LISTAT
09:48- Ka banorë në pritje për të votuar dhe pse të paisur e karta identiteti nuk gjejnë emrat në listat e votimit, aktualisht janë 3 peersona të cilët nuk po gjejnë emrin në listat e vtinmit, por pritet që numri të rritet. Në rang qarku nuk ka probleme.

META: SHQIPTARËT HEDHIN SOT NJË HAP TJETËR DREJT EUROPËS
Ora 09:30 Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, ftoi sot qytetarët shqiptarë që me votën e tyre të hedhin një hap tjetër përpara drejt Europës së bashkuar. Meta votoi paraditen e sotme në qendrën e votimit të vendosur në ambientet e kopshtit 31, në njësinë bashkiake nr. 5, në kryeqytet. "Procesi është vërtetë mjaft i qytetëruar dhe civil dhe uroj që kështu të vazhdoj dhe të përfundojë, në mënyrë vërtetë domokratike dhe të kulturuar. Ndaj të gjithë qytetarët të kontribuojnë në mënyrë që kjo ditë të jetë vërtetë një pranverë europiane për Shqipërinë",-tha Meta.

LEZHË, 40 FLETË VOTIMI PA NUMËR SERIE
Ora 09:15 Në Lezhë janë hasur probleme me fletët e votimit pasi 40 fletë votimi në fshatin Simon kanë rezultuar pa numër serie, ndërkohë që raportohet se në rang qarku votimi vijon pa probleme dhe incidente.

BERAT, VONESA NË DISA QENDRA VOTIMI
Ora 09:17 Disa qendra votimi në Berat janë hapur me rreth 10 minuta vonesë pasi ka pasur probleme në disa prej tyre. Tashmë vijon procesi normalisht.

INCIDENT NË SHKODËR, MILITANTË TË PD GODASIN KOMISIONERIN E PS
Ora 09:11- Një incident elektoral është shënuar pak minuta më parë në qëndrën e votimit numër 345 në Kuc të Shkodrës. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se komisioneri i Partisë Socialiste Bahri Meti është goditur nga militantë të Partisë Demokratike në këtë njësi , në momentin kur komisioneri socialist kishte dalë për pak minuta jashtë qendrës së votimit. Mësohet se votimi në njësinë numër 345 në Kuc të Shkodrës është ndërprerë, ndërkohë që komisioneri i PS i plagosur është dërguar për mjekim në Spitalin e Shkodrës. Korrospondetja e NEWS24 bën me dije se tashmë procesi ka rinisur normalisht. Nuk dihen ende shkaqet e incidentit.

JA KU DO TË VOTOJNË KRERËT E SHTETIT DHE ZYRTARËT E LARTË SHQIPTAR
Ora 9:04 Ndëkohë që në të gjithë vendin ka nisur procesi i votimit dhe janë shënuar votuesit e parë, krerët dhe zyrtarët më të lartë të shtetit pritet të votojnë paraditen e sotme në qendrat përkatëse të votimit.
Bëhet e ditur se presidenti Bamir Topi do të votojë rreth orës 10:30 në qendrën e votimit të instaluar në ambientet e shkollës 9-vjecare ‘Servete Maci’.
Kryeministri i vendit Sali Berisha do të votojë në qendrën e votimit të instaluar në ambientet e Liceut Artistik, rreth orës 10:00 të paradites së sotme.
Kryetari i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht kandidati i koalicionit 'Aleanca për të Ardhmen' për bashkinë më të madhe të vendit, bashkinë e Tiranës njoftohet se do të votojë rreth orës 11:30 në qendrën e votimit të instaluar në ambientet e shkollë 9-vjecare ‘Pjetër Budi.
Ndërsa kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, aleat në zgjedhjet e 8 majit me koalicionin e djathtë ‘Aleanca për Qytetarin’, do të votojë rreth orës 09:30 në qendrën e votimit të instaluar në kopshtin numër 31, i cili ndodhet në zonën e ish-bllokut.

FLUKS EMIGRANTËSH NË KAKAVIJË DHE KAPSHTICË
Ora: 08:30 NEWS24 raporton për një fluks emigrantësh që hyjnë në atdhe për të votuar. Janë mbi 9 mijë emigrantë që kanë kaluar traun e pikës doganore të Kakavijës brenda 24 orëve, ndërkohë që fluks eshte vene re edhe në pikën doganore të Kaphticës. Në Gjirokastër në orën 08:00 NEWS24 raporton për fillimin e votimit në të gjitha qendrat e votimit. Probleme të vogla ishin konstatuar me hapjen e 3 qendrave brenda në qytet, që kishin të bënin me mungesën e bojës së vules dhe mungesën e komisionerëve, por ato ishin zgjidhur.

NJËSIA NUMËR 9, NIS ME DISA MINUTA VONESË VOTIMI
Ora 08: 20 Në njësinë bashkiake numër 9, e cila ndodhet në shkollën Sami Frashëri ka rinisur normal procesi i votimit , pasi ka filluar me disa minuta vonesë. Tashmë gjithcka është normalizuar në 3 qendrat e votmit të kësaj njësie. Ndërkohë që bëhet e ditur se qendra e votmit 1966 dhe 1996/1 ka numrin më të madhe të votuesve për për njësinë bashkiake numër 9. Në këtë njësi shënohen 549 votues.

TIRANE, NE QENDREN 1753 NUK VOTOHET, PA KRYETAR KOMISIONI
Ora 08: 00 Në qendrën 1753 e instaluar në shkollën “Kongresi i Lushnjes” është ndërruar në momentin e fundit kryetari i komisionit të qendrës së votimit pasi ishte banor i një tjetër njësie vendore. Fatmir Xhaka, anëtar i komisionit, përfaqësues i PS-së tha se ndërrimi duhej të ishte bërë më përpara dhe jo në momentin e fundit. Në orën 08.00 në këtë qendër ku votohen 800 votues nuk kishte nisur votimi

HAPEN QENDRAT E VOTIMIT, VIHEN RE PROBLEMET E PARA
Ora 07: 40 Në orën 07.00 janë hapur zyrtarisht qendrat e votimit. Nga raportimet e para në NEWS24 të gjitha qytetet për momentin gjithcka është e qetë ndërkohë që në Tiranë dhe Pogradec është raportuar për mos fillim të procesit të votimit. Në Tiranë NEWS24 raporton për dy qendra votimi qënuk janë hapur ende, deri në orën 07. 30, ndërsa në Pogradec nuk është hapur një qender votimi.
Në njësinë bashkiake nr 9, në shkollën “Sami Frashëri” qendra e votimit me nr. 1969, në orën 07: 30 ende nuk ishte hapur për shkak të disa problemeve me dokumentet. Ndërkohë që vihen re votues që presin të votojnë. As në “Kongresin e Lushnjës”, nuk është hapur një qendër votimi me nr 1753 për shkak të mungesës së një komisioneri, informon NEWS24
NEWS 24 raporton se në Pogradec nuk është hapur qendra e votimit 3786, pasi kutitë e votimit ishin dëmtuar gjatë transportimit. Drejtues të KZAZ 32 kanë thënë se i kanë dërguar faks KQZ për të sjellë kuti të reja votimi

ZGJEDHJET
Në zgjedhjet për pushtetin lokal janë regjistruar zyrtarisht në KQZ 56 subjekte zgjedhorë, 45 prej të cilave janë grupuar në dy koalicione, një i spektrit të djathtë, "Aleanca për Qytetarin", i cili përfshin 22 parti dhe kryesohet nga PD dhe koalicion i spektrit të majtë "Aleanca për të Ardhmen", që grupon 23 parti dhe kryesohet nga PS.

Zgjedhjet do të jenë nën vëmendjen e ndërkombëtarëve dhe të vetë Parlamentit Europian. Një delegacion i këtij institucioni, i kryesuar nga eurodeputeti Eduard Kukan ndodhet në Tiranë, ndërsa sot pritet të vijë dhe drejtori i OSBE/ODIHR-it, Janez Lenarçiç.

Në axhendën e tij, zyrtari i lartë i OSBE-ODIHR-it parashikon që në orën 11:00 të zhvillojë një takim me Presidentin e vendit, Bamir Topi.
Mbi 7 mijë forca policie janë angazhuar për të siguruar mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

VEZHGIMI
Mbi 4000 vëzhgues, të huaj dhe vendas janë regjistruar në KQZ për të monitoruar procesin zgjedhor duke u shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë Shqipërinë.

Mes tyre është dhe misioni i vëzhguesve të OSBE/ODIHR, përbëhet nga 300 vëzhgues afat shkurtër të cilët do të monitorojnë dhe procesin e numërimit, ndërsa 900 vëzhgues janë akredituar nga koalicioni i vëzhguesve vendorë, të cilët do të kryejnë monitorim on-line 24 orë duke komunikuar në kohë reale me publikun.





BERISHA:ZGJEDHJET DO JENE TE QETA
Kryeministri ka minimizuar mundësinë e dhunës në zgjedhjet e sotme vendore."Kjo fushatë elektorale ka qenë më e qetë. Ka pasur incidente por jo vdekje", ka deklaruar dje Berisha agjencisë France Press.
"Mendoj se gjithçka do të jetë në rregull" në ditën e zgjedhjeve, ka shtuar kryeministri shqiptar. Ndërsa presidenti Bamir Topi dy ditë më parë bëri apel qytetarëve për të dalë në votime me qëllim që të vendosin vetë për të ardhmen e tyre me anë të votës.

(www.balkanweb.com/kryesore/1/zgjedhjet-2-ore-larg-mbylljes-se-qendrave-kqz-deri-tani-votuan-35-61711.html)

No comments:

Post a Comment