Zëvendëskryeministri Petrovic viziton Shqipërinë

 
Me ftesë të Republikës së Shqipërisë, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic do të nisë një vizitë dyditore në Shqipëri ku do të zhvillojë takime më përfaqësues të lartë shtetit shqiptar.

Zëvendëskryeministri Slobodan Petrovic do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli, zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto dhe ministrin e Punëve të Brendshme Bujar Nishani. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment