"Zbulohet" tableta Puccini e HTC-së

HTC do të nisë një tabletë të re, të quajtur Puccini, për të cilën u njoftua javën e kaluar. Tani më shumë detaje kanë dalë në lidhje me specifikimet e paisjes dhe çuditërisht duket si një version më i madh i HTC Flyer.
Tableta Puccini (me madhësi 10 inç) do të vijë me një sistem dual-core Qualcomm MSM8660 në çip me 1.5 GHz, me një Adreno 220 GPU, dhe gjithashtu me një resolucion 1280x800 pixel(WXGA) e cila është në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të konkurrencës.

Gjithashtu thuhet se do të hidhet në rrjetin 4G të AT&T dhe sigurisht do të ketë sistemin operativ Android, edhe pse nuk është e sigurtë nëse do të përdoret versioni Gingerbread (që përdor edhe Flyer) apo do të prezantohet me Honeycomb sikur kanë bërë tabletat e tjera të ngjashme.

Përmirësime të tjera, që janë sugjeruar, do të përfshijnë përdorimin e HTC Sense interface, HTC Watch (për videot) dhe HTC Scribe, i cili është një stilolaps i veçantë që i lejon përdoruesit të shkruajnë direkt në ekran, një tipar unik i HTC në të cilin kompania pret të ketë përfitime të mëdha. Do të jetë interesante për të zbuluar se sa shitje do të ketë Puccini.

(albeu.com)

No comments:

Post a Comment