Whitney Houston, sërish terapi për drogën

Këngëtarja e njohur, Whitney Houston, tashmë 47 vjeç, është duke ndjekur sërish një terapi për përdorimin e drogës dhe alkoolit. Duket se këngëtarja ka abuzuar ndjeshëm me to dhe për këtë arsye ka kërkuar vullnetarisht që t’i rikthehet terapisë. Lajmi bëhet i ditur nga People. Houston e ka nisur këtë terapi që prej vitit 2004, por ende nuk ka mundur që të shkëputet nga droga dhe alkooli. Jo vetëm kaq, por gjatë po atij viti, në SHBA qarkulluan foto, në të cilat shihej vajza 12-vjeçare e këngëtares duke përdorur kokainë.

(gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment