WhereBerry, rrjeti social i së ardhmes.

Shumica e rrjeteve sociale na mundësojnë të tregojmë se çka kemi bërë në të kaluarën, ose atë që po e bëjmë momentalisht.


Mirëpo, njëri prej tyre është ndryshe. WhereBerry është rrjeti i ri social i cili na mundëson të tregojmë se çka do të bëjmë në të ardhmen.

WhereBerry.com, i cili është lansuar sot për publikun, i lejon njerëzit që të tregojnë dhe të ndajnë me miqtë e tyre planet e së ardhmes, siç mund të jenë; restorantet të cilët ata dëshirojnë t’i provojnë, filmat që dëshirojnë t’i shohin apo ngjarjet në të cilat ata dëshirojnë të marrin pjesë.

“Ne po i japim njerëzve një vend të vetëm, për të gjitha idetë që ata mund t’i kenë” ka thënë Nick Baum, themeluesi i WhereBerry.

Ai bashkë me Bill Ferrell janë dy ish-inxhinier të Google, ndërsa për faqen e tyre të re, sot ka raportuar edhe gazeta më e famshme amerikane, New York Times.

(telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment