Wenger: Porto favorit në finalen e EL


Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, beson se Porto është favorit absolut për ta fituar titullin e kampionit të garës së dytë më prestigjioze evropiane, Europa League.

“Falcao nuk është thjeshtë një lojtar që e fut topin në rrjetë, ai di t’u shërbejë bashkëlojtarëve. Ai nuk është shumë i shpejtë, por ai është i ngjashëm sikur Lisandro Lopez”.

“Porto e ka edhe Hulk, që në dy ndeshjet ndaj Villarrealit, i dogji keq spanjollët. Ai është një prej atyre që krijon shumë hapësira me fuqinë e tij”.

“Ai është përmirësuar në aspektin e kërkimit të topit dhe në cilësinë e pasimeve finale – ai është fenomen, ndërsa Porto favorit për ta fituar finalen”, ka deklaruar Wenger. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment