Wenger: Do të luftoj për Cesc

 
Bosi i Arsenalit, Arsene Wenger, ka deklaruar se ai do të luftojë deri në pikën e fundit të gjakut të tij për ta mbajtur në klub asin dhe kapitenin Cesc Fabregas.

“Kjo është një pyetje të cilën e kam dëgjuar shpesh nëpër konferenca për shtyp dhe e ripërsëris se pres që ai të qëndrojë edhe për sezonin e ardhshëm”.

“Unë do të luftoj për ta mbajtur atë këtu. Ju gjithmonë duhet të luftoni për të mbajtur në ekip lojtarë të asaj cilësie, ju duhet të luftoni për të mbajtur të gjithë lojtarët”, u shpreh francezi.

Wenger shtoi se askush nuk ia garanton Fabregasit se nëse kalon te Barcelona do të fitojë tituj dhe se mungesat e tij këtë sezon bënë që Arsenali të dështonte përsëri. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment