Vret gruan

 
Në rrugën “Xheladin Kurbaliu” në Prishtinë, është vrarë D. K. (27), të mërkurën rreth orës 10:40. Pas plagëve të marra ajo ka ndërruar jetë në vend të ngjarjes.

Pak çaste me vonë policia ka arritur ta identifikojë të dyshuarin A. Jashari (29).

Motivet e vrasjes, sipas policisë, kanë qenë disa mosmarrëveshje që viktima ka pasur me të dyshuarin.

Ndërkohë, policia ka identifikuar të dyshuarin dhe ka kryer një operacion bastisje në shtëpinë e të dyshuarit, por i dyshuari nuk është gjetur.

Përderisa policia vazhdon kërkimin e të dyshuarit, në të njëjtën kohë, është duke punuar edhe për sqarimin e raporteve në mes të viktimës dhe të dyshuarit.

Telegrafi mëson se viktima është Diana Kastrati nga Prishtina, e cila ishte e martuar me të dyshuarin dhe kishte një fëmijë.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment