Vlorë, policia arreston autorin e tre plagosjeve

Policia e Vlorës arrestoi të enjten autorin e plagosjes së tre personave me armë zjarri, pak ditë më parë në qendër të qytetit.

Autori i ngjarjes është Leonard Murati, 31 vjeç, banues në Elbasan. Ai qëlloi me pistoletë, në lagjen “Dëshmorët”, në Vlorë, Kujtim Osmanin, i cili ka mbetur i plagosur rëndë, së bashku me dy persona të tjerë, kalimtarë të rastit.

Murati ka qenë i kërkuar më parë nga policia për vrasje, ndërkohë që tashmë do të përballet me akuzën e “tentativës për vrasje” dhe “plagosje me dashje”. 



(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment