Vlorë, fiton Shpëtim Gjika i PS me 4855 vota avantazh


Pak minuta më parë përfundoi edhe numërimi i të gjitha kutive dhe fletëve të votimit ku u shpall fitues kandidati i opozitës për bashkinë e Vlorës, i rizgjedhuri për të tretën herë Shpëtim Gjika.
Përballë tij garonte kandidati i maxhorancës, ish-deputeti Ardian Kollozi.
Mësohet se nga numërimi i votave Shpëtim Gjika ka marrë 22540 vota përkundër atyre të Ardian Kollozit, 17685 vota.
Diferenca mes tyre llogaritet në shifrën 4855 vota, duke i dhënë kështu Partisë Socialiste edhe një bashki kyçe në Shqipëri.
Gjatë gjithë procesit të numërimit të votave Gjika ka kryesuar gjithmonë rezultatin

(noa.al)

No comments:

Post a Comment