Vera është një superpërçues.

Krejt rastësisht duke pirë verë në një parti të vogël të organizuar në zyrë,shkencëtarët japonezë të Institutit Kombëtar të Shkencave të Materialeve zbuluan diçka që mund të ndryshojë njëherë e për gjithmonë mënyrën e transportit të energjisë elektrike.
Ata vunë re se nëse një përzierje metalesh zhytet në verën e kuqe,ajo transmeton energji elektrike pa humbje.

Pas disa testesh krahasuese u gjet se vera e kuqe është përçuesja më e mirë në krahasim me saken ose birrën,që shkencëtarët provuan.

Sipas studuesit drejtues të Institutit, Yosihiko Takano ndoshta ka një lidhje midis asaj që ne njerezit kuptojmë si shije por që në fakt është ajo që bën përçimin e energjisë,mqs. sa më e shijshme vera aq më i mirë është rezultati.

Shkencëtarët ka shume mundësi të paraqesin zbulimet e tyre në një konferencë ndërkombëtare në Hollandë në shtator 2011 për 100 vjetorin e zbulimit të fenomenit të superpërcjellshmërisë. Ata shpresojnë se zbulimi i tyre do të reduktojë humbjen e ngarkesave elektrike dhe si rrjedhim do të reduktohet konsumi i karburantit dhe ndryshimet klimatike.

No comments:

Post a Comment