Vazhdon bllokada në Zubin Potok

 
Dhjeta biznesmenë serbë nga Zubin Potoku, në veri të Kosovës, kanë vazhduar edhe të mërkurën të mbajnë të bllokuar rrugën në magjistralen Mitrovicë-Ribariq, duke protestuar për shkak të arrestimit të kolegut të tyre Jevrem Pantelic.

Presidenti i shoqatës së biznesmenëve, Ratomir Bozovic ka thënë të mërkurën për mediat serbe ka thënë se do të vazhdojnë me protestat derisa nuk lirohet Pantelici, i cili ditë më parë është arrestuar nga policia e EULEX-it për përfshirje në krim të organizuar shmangie të tatimit në shtetin e Kosovë.

Ndërkohë, prapë të mërkurën është pamundësuar lëvizja e KFOR-it në këtë rajon. Por, komandanti i KFOR-it, Erhard Buehler u ka dërguar sinjal serbëve të Zubin Potokut, se ai po e humb durimin dhe se ata duhet menjëherë ta zhbllokojnë rrugën. Buehler nuk ka thënë ndonjë datë se kur do të intervenohet në hapjen e kësaj rruge, përkundër faktit se kjo rrugë është bllokuar tashmë shtatë ditë.

Lidhur me dërgimit të njësisë speciale të Policisë së Kosovës në veriun e Kosovës, Buehler ka thënë se kjo mbetet në duart e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi dhe drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Reshat Maliqi. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment