Van Persie: Arsenali duhet të jetë më i guximshëm

Sulmuesi i Arsenalit, Robin van Persie, thotë se ata kanë nevojë të tregojnë më shumë trimëri për të realizuar synimet e tyre.

“Ka shumë gjëra (që shkuan keq) – ne nuk ishim mjaft të qëndrueshëm. Është vështirë të flasësh për këtë tash”.

“Do të jetë vështirë të përfundojmë të tretët, por ne ende kemi edhe një ndeshje dhe duhet ta fitojmë atë për të pasur një shans të fundit. Sezonin e ardhshëm duhet të përpiqemi të jemi më të fuqishëm. Ne duhet ta dëshmojmë këtë”, ka thënë Van Persie. 

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment