Van der Vaart mbetet në Tottenham

Harry Redknapp u ka dhënë përgjigje spekulimeve të ditëve të fundit se Rafael Van der Vaart do të largohet nga Tottenham në fund të sezonit. Menaxheri i klubit londinez nuk e ka ndërmend ta shesë mesfushorin holandez, të cilin e konsideron lojtar të rëndësishëm për të ardhmen e ekipit të tij.

"Nuk është e vërtetë se dëshirojmë ta shesim. Ne patëm një sezon të vështirë dhe ndoshta ai ka mundur të japë më shumë. Por, Rafael mbetet me ne", theksoi Redknapp. Ish futbollisti i Hamburgut dhe Real Madridit u përball me disa lëndime gjatë këtij sezoni.

No comments:

Post a Comment