Ushqimet që zvogëlojnë apetitin?

Mund të hani dhe të dobësoheni, dhe kjo me ndihmën e ushqimit të përzgjedhur me kujdes dhe pijeve të cilat e zvogëlojnë apetitin për 30 për qind.


Kënaquni me molla, erëzoni ushqimet me spec të kuq, filloni ditën duke konsumuar alga dhe pini ujë para ushqimit. Në vazhdim do t’ua zbulojmë ushqimet të cilat në mënyrë natyrale e zvogëlojnë apetitin.

Mollët

Secila pemë dhe perime e pasur me ujë dhe fibra do t’ju “mbushë”, por shkencëtarët potencojnë se mollët janë megjithatë përzgjedhja më e mirë për ata të cilët kujdesen në peshën. Në fakt, kur të treten, mollët prodhojnë hormonin GLP-1, i cili i dërgon trurit sinjale se jeni të ngopur.

Një hulumtim amerikan tregoi se njerëzit të cilët hanë mollë para ushqimit kryesor fusin edhe deri 15 për qind më pak ushqim në organizëm. Kështu hani një mollë të madhësisë mesatare së paku 15 minuta para ushqimit kryesor.

Speci i kuq

Hulumtimi interesant dhe i dobishëm për të gjithë ata që dëshirojnë të duken mirë në bikini zbulon se vetëm gjysmë lugë e çajit me spec të kuq të shtuar në ushqim është e mjaftueshme që t’ua largojë apetitin.

Shkencëtarët, në të vërtetë e kanë zbuluar, se përbërësi i specit të kuq, capsaicin, i cili ia jep djegësimin, është i shkëlqyeshëm për uljen e urisë. Efekti i njëjtë nuk arrihet nëse e hani përbërësin e caktuar, por duhet ta hani tërë specin e kuq, pohojnë rezultatet e hulumtimit të universitetit “Purde” në Indiana, ShBA.

Algat e detit

Filloni ditën me “shake” nga algat e detit dhe më lehtë do të humbisni kilogramë. Studiuesit holandezë zbuluan se fibrat dietale nga algat për 30 për qind e zvogëlojnë urinë.

Edhe nga shoqata amerikane e dietave pohojnë se algat e konsumuara ndërmjet dy shujtave munden dukshëm të zvogëlojnë ndjenjën e urisë. Përndryshe, është interesante se derisa arrin në bark, lëngu nga algat shndërrohet në gjel i cili nxit ndjenjën e ngopjes.

Çaji i gjelbër

Çaji i gjelbër është përplot katehinë, substancë e cila stimulon djegien më të shpejtë të kalorive, u publikua në “American Journal of Clinical Nutrition”. Përndryshe, vetëm tri filxhanë me çaj të gjelbër do t’i ndihmojë trupit tuaj të djegë kalori për 40 për qind më shpejtë.

Vezët

Ky ushqim përplot me proteina ofron ndjenjën e ngopjes. Hulumtimet e reja treguan se ata që hanë omlet të bërë nga dy vezë për mëngjes hanë më pak kalori më vonë, sidomos në 36 orët e ardhme.

Limoni

Limoni përmban pektinë, ndërsa ajo ngadalëson tretjen dhe pastron trupin nga depozitat e yndyrave. Përveç kësaj, acidi i limonit dhe pektina ngadalësojnë absorbimin e sheqerit pas shujtës kështu që shmanget ngritja e papritur e sheqerit apo rënia e shtypjes në gjak. Vitamina C në mënyrë indirekte ndikon në tretjen më të shpejtë të yndyrës.

Uji

Para shujtës pini një gotë me ujë, do të ndiheni më “të mbushur”. Këtë e mbështeti edhe një hulumtim i vitit 2010 i zhvilluar në 48 persona të rritur, të ndarë në dy grupe.

Grupi i parë para shujtës i është dashur të pijë dy gota me ujë, derisa grupi tjetër nuk ka konsumuar lëngje para ushqimit. Pas 12 javësh është zbuluar se personat nga grupi i parë kanë humbur mesatarisht dy kilogramë më shumë se personat nga grupi, i cili nuk ka pirë ujë.

(femina.al)

No comments:

Post a Comment