Uragani godet SHBA-në, 30 të vdekur.

Nga të dhënat e deritanishme, uragani që përfshiu qytetin Joplin në juglindje të Missouri-t në SHBA, ka shkaktuar 30 viktima, ndërsa pritet që bilanci të rritet.
Sipas informacioneve të fundit, spitali i qytetit ka pësuar dëmtime të mëdha dhe janë regjistruar edhe disa vatra zjarri të cilat janë vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse, gjithashtu ka patur shkatërrime të mëdha ndërtesash.

Guvernatori i Missouri-t Jay Nixon ka shpallur gjendjen e emergjencës dhe ka kërkuar ndërhyrjen e gardës kombëtare.

Ndërkohë që presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka shpërndarë një komunikatë ku shpreh ngushëllimet pët të gjitha familjet që kanë humbur të afërmit e tyre. Obama ka vlerësuar përpjekjet heroike të grupeve të shpëtimit dhe theksoi se Agjencia Federale për situatën e Emergjencave po punon fort me agjencitë lokale për të përballuar gjendjen e fundit.

Presidenti ka theksuar se qeveria federale është gati të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme.

Ndërkohë, që një tjetër uragan ka goditur zonat veriore të Minneapolit, duke shkaktuar vdekjen një personi dhe plagosjen e 18 personave të tjerë, ndërkohë që dëmet që regjistrohen në banesa janë të mëdha.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment