United kampion i Anglisë


Manchester United edhe zyrtarisht është kampion i Anglisë, pasi ka arritur ta marrë pikën që ia siguroi titullin e 19-të në histori të klubit ndaj Blackburnit në transfertë me barazimin prej 1-1.


Në ankth Djajtë i vuri Emerton me golin e shënuar në minutën e 20-të, mirëpo këtu nuk mbaroi takimi.

Në pjesën e dytë Manchester United me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe impenjim të madh, arriti ta barazojë rezultatin nga pika e bardhë me anë të Wayne Rooneyt (73’), që doli të jetë dhe rezultati përfundimtar.

Me 77 pikë në krye të tabelës së Ligës Premier, Manchester United edhe zyrtarisht e fiton titullin e 19-të në histori të klubit dhe njëkohësisht bëhet skuadra më e trofeshme angleze, duke tejkaluar Liverpoolin.

(Telegrafi.com)

No comments:

Post a Comment