UEFA: Kampionati shqiptar i futbollit, më skandalozi në Europë

Ne që jetojmë në Shqipëri jemi të vetëdijshëm për nivelin e futbollit tonë. Por, kjo gjë evidentohet edhe nga ana e UEFA-s, e cila, në një renditje për futbollin evropian, ka arritur në përfundimin se kampionati shqiptar është një nga më skandalozët, duke lënë pas vetëm Andorën. Kriterët që e përcaktojnë kampionatin e një vendi si të keq ose të mirë, janë këto:... ....cilësia e lojës, respekti për kundërshtarët, respekti për arbitrat, sjellja e publikut.

Të gjithë në Shqipëri jemi dëshmitarë se kampionati shqiptar është shumë poshtë në këto aspekte. Kështu, duke filluar që nga cilësia e lojës, mund të thuhet se ajo është skandaloze. Nëse shkon në stadium, do të shohësh lojtarë që me vështirësi kombinojnë me njëri-tjeterin, ndërsa aksionet janë të ngadalta dhe shumë të parashikueshme. Të flasësh për driblime dhe shpejtësi pastaj, është utopi. Cilësinë e lojës ndërkohë e prish ndjeshëm edhe cilësia shumë e dobët e stadiumeve shqiptare, duke filluar që nga stadiumet në kryeqytet, e deri në ato në rrethe.

Për të kaluar pastaj tek respekti për kundërshtarët, arbitrat dhe sjelljen e tifozëve. Mjafton të shihje atë që ndodhi dje në vlorë, për të kuptuar më së miri se sa kjo gjë ndodh në futbollin shqiptar. Veprimi i vlonjatëve ndoshta edhe mund të jetë i justifikuar, pasi atyre ju vodh kampionati, por, janë me dhjetra veprimet të tilla, të cilat ndodhin në kampionatin shqiptar. Dhe këto, më së shumti nxiten nga veprimet e padrejta të arbitrave dhe të Federatës Shqiptare të Futbollit, të cilët në mënyrë të pandershme janë bërë gjatë viteve të fundit përcaktuesit e kampionatit shqiptar.

Ndërsa drejtuesit e Federatës Shqiptare të Futbollit, me në krye Armando Dukën, shpallin si sukses ndeshjen miqësore me Argjentinën, ndoshta do të bënin mirë që të merrnin masa, në mënyrë që futbolli shqiptar të mos jetë më skandalozi në Europë.

Ndërkohë, në krye të kësaj renditje qendrojnë Norvegjia në vendin e parë, Anglia në të dytin dhe Suedia në të tretin.

(www.gazetatema.net)

No comments:

Post a Comment