Udhëtim në Zadrimë

Zadrima është vendlindja e emblemave të historisë së kombit shqiptar. Pikërisht ky vend ishte subjekt i reportazhit të emisionit ‘Pasdite’ në Top Channel.

Kjo zonë, e cila në ndarjen e sotme administrative shtrihet pjesërisht në Lezhë e pjesërisht në Shkodër, trashëgon mes brezave lavdinë e bijve të kësaj krahine.

Zadrima ndahet në 2 pjesë: zona malore dhe zona fushore. Kjo e fundit, me fushat mjaft pjellore është quajtur ndryshe Sapa.

Zadrima ka si kufi perëndimor Bunën, në jug ka detin Adriatik, ndërsa në veri dhe në lindje kufizohet nga qyteti i Shkodrës.


(top-channel.tv)

No comments:

Post a Comment