Udhëheqësi shpirtëror i talebanëve, Mullah Omar është vrarë?

Agjencia iraniane “Tolo Tv” ka transmetuar se udhëheqësi shpirtëror i talebanëve afganë, Mullah Omar, është vrarë dy ditë më parë në Pakistan.
Sipas reportazhit, Omar Mullah u vra në Pakistan, gjatë udhëtimit nga Quetta në veri të Veziristan-it.

Agjencia iraniane pohon se “që nga vdekja e Osama Bin Laden, talebanët nuk kishin më kontakt me Mullah Omar”.

Ndërkohë zëdhënësi i talebanëve ka përgënjeshtruar vdekjen e Mullah Omar-it. Ndërsa duke iu përgjigjur një pyetjeje të një gazetareje, një zëdhënës i talebanëve pakistanezë pranë Al Kaedës ka deklaruar se “ky informacion është pa baza”.

Megjithatë, autoritetet pakistaneze nuk e kanë konfirmuar këtë lajm duke thënë se “zhvillohen ende hetime në lidhje me këtë çështje, për këtë arsye nuk mund ta konfirmojë si lajm”, ka deklaruar një zyrtar i lartë.

(albanews.gr)

No comments:

Post a Comment